• |
ide | kryesore

Koncesionet e oligarkëve/ Ku doli Rama bllof me fondet për tërmetin

-Instant, Arkiva, Kryesore

Sa më shumë ftohen gjakrat pas tragjedisë së 26 nëntorit, aq më tepër po diskreditohet Edi Rama si një kryeministër që më shumë sesa për qytetarët interesohet për oligarkët.  Këtë gjë e ka vënë në pah edhe propozimi i Partisë Demokratike, që kostot financiare të pasojave të tërmetit të parballohen nga shfuqizimi i koncesioneve. Kryetari i Partisë Demokratike publikoi këtë të hënë 3 pika të cilat, sipas tij, do të shërbejnë për daljen nga situata e emergjencës. Në pikën e tretë ai i kërkoi qeverisë të anulojë 150 milionë euro PPP, të cilat do tu jepen oligarkëve.

 “Qeveria, në kuadër të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të anulojë me efekt të menjëhershëm 150 milionë dollarë, të planifikuar për t’ju dhënë oligarkëve!”, shkroi Basha në Facebook.
Por, po e preke në këtë pikë, Rama reagon menjëherë. Kreu i qeverisë u justifikua me arsyetimin se nuk mund të ndalonte shërbimet për një pjesë të popullsisë për të ndihmuar një pjesë tjetër.

“Për sa i përket pastaj historisë së oligarkëve, unë nuk e di se cilët nga ata që fshihen pas këtij emri, të hiqen. Duhet të ndalojmë kontrollin shëndetësor bazë të popullsisë për të rindërtuar? Jo! Duhet të ndalojmë pagesat për hemodializën e atyre që shyqyr që iu ra trupi rehat aq sa mund t’u bjerë atyre njerëzve që kanë sëmundje të rëndë në trup? Duhet të ndalojmë pagesat për instrumentet mjekësor që e kemi ulur thuajse në zero numrin e infeksioneve? Jo! Duhet të ndalojmë punimet për Rrugën e Arbrit? Në asnjë mënyrë,” tha Rama duke hedhur poshtë propozimin.

Por ai bllofoi rëndë së paku në dy pika për të mos tërhequr pas lekët që ka premtuar.

Te koncesioni i Check Up përshembull, ai rriti artificialisht moshën e njerëzve që duhet të bënin analiza, vetëm për të dhënë edhe vitin pasardhës po aq shumë para për ekzaminimet që qytetarët rrefuzonin ti kryenin.

Rama bllofon edhe me renditjen e koncesioneve që bën, sepse ai qëllimisht përmend ato që kanë filluar dhe ajo për të cilët biznesi nuk ka shpenzuar ende asnjë lek. Sipas gazetarit të BIRN Gjergj Erebara, ka disa mundësi ku buxheti i koncesioneve, 2.2 miliardë euro, mund të preket për të përballuar kostot e tërmetit.

“Ligji për Buxhetin e Shtetit ka një listë të këtyre projekteve nga të cilat është shumë e lehtë të zgjedhësh se çfarë mund të shtysh për më vonë: Milot – Balldre është një projekt autostrade me kosto të planifikuar 32 miliardë lekë ose 270 milionë euro dhe që synon ndërtimin e një rruge prej vetëm 17 kilometrash të gjatë. Kjo është një nga shumë projektet e infrastrukturës, të cilat që para tërmetit ishin kontroverse dhe të paarsyeshme. Anulimi i kësaj kontrate tashmë që ajo nuk ka nisur ende është një hap shumë i logjikshëm për të siguruar fonde për rindërtimin. Por Milot – Balldre është larg të qenit e vetmja. Nëse kostot e rindërtimit nga tërmeti janë më shumë se sa kaq, kemi projekte të tjera që mund të anulohen: 1. Rruga Orikum Dukat, kostoja 83 milionë euro. 2. Incineratori i Tiranës, kostoja e paidentifikuar. 3. Incineratori i Fierit, kostoja e paidentifikuar. 4. Unaza lindore e Tiranës, kostoja 38 milionë euro. Në veçanti, anulimi i dy koncesioneve të rrugëve është veprim i logjikshëm për shkak se këto projekte nuk kanë nisur të zbatohen” thotë ai.

Por në këtë pikë Rama nuk dëgjon askënd, as llogari dhe as argumenta, pasi në një pikë ai është i vendosur: as nuk e shpie nëpërmend t’ua heqë të pasurve për tua rishpërndarë të pambrojturve.

©Lapsi.al

Lista e koncesioneve të firmosura nga Rama

Konçesioni i check-up – 90 milionë USD
Sterilizimi – 160 milionë USD
Dializa – 70 milion USD
Shërbimi laboratorik – 90 milion USD
Inceneratori i Elbasanit – 52 milion USD
Inceneratori i Fierit – 40 milion USD
Inceneratori i Tiranës – 310 milionë USD
Rrugët e Devoll Hdrp – 68 milion USD
Ndërtimi i shkollave në Tr – 80 milion USD
Rruga Milot Balldren – 300 milionë USD
Rruga Orikum-Dukat – 75 milion USD
Trau te rruga e Kombit – 470 milion USD
Rruga e Arbërit – 400 milion USD
__________________
Totali: 2.2 miliardë USD

 

19 Comments

  1. Matematikisht dhe ne menyre analize qendron,por shoqeria nuk ka ligje matematike por ligje shoqerore.Jam dakort me kete ide ,por duhet peshuar mire,ndoshta gjendet dicka .

  2. basha ia ka fut pordhes kot e ben politike, parate per rindertim duhen tani e sa me shpejt, parate e koncesioneve parashikohet te paguhen ne 15-20 vite dmth para qe qeveria nuk i ka. Kshu kjo mos ia jep oligarkeve po jepja banorve eshte demagogji. Nqs do thonte anullo koncesionet qe te kesh mundesi te rritesh borxhin publik per rindertim, do ishte me i besueshem e do thonte dicka konkrete

    1. O trimi Andreas !
      Do të ishte një e keqe e vogël nëse kjo qeveri do të ishte futur në borxhe për 15-20 vjet me PPP e famëshme , nëse ajo do të kishte respektuar normat ligjore të konkurencës në tendera e të kishte përzgjedhur projektet me të mira e më të lira.
      Puna është që jo thjeshtë të anulohen konçesionet se me konçesione veprojnë edhe të gjitha shtetet e zhvilluara perëndimore, por të ribëhen ato duke evituar abuzimet skandaloze që një rrugë që mund të kushtonte maksimumi 3 milion euro kilometri, të ndërtohet me 22 milion euro kilometri.
      Pra kostoja e këtyre konçesioneve që është bërë në mënyrën më skandaloze korruptive, të përgjysmohet e ato para që ju janë premtuar nga qeveria oligarkëve, për të futur në xhepin e qeveritarëve një pjesë të tyre, të kalojnë menjëherë në fondet për rindërtimin pas tërmetit .
      Këtë po kërkon opozita e kjo nuk është demagogji, po një mundësi reale.
      Rruga e kombit për të cilën Edi Rana me shokë thoshte se nuk të çon askund, mbi 50% të kostos e kishte tek tuneli i Kalimashit, e ishte ai tunel që e shkurtoi distancën e kohës nga 8 orë në dy orë.
      Ndonëse për shkak të ndeshjes së punimeve për tunelin në pjesë të buta gjelogjike, qeveria Berisha u detyrua të shtonte buxhetin për tunelin, kostoja e kësaë vepre , më të madhen infrastrukturore rugore tërësisht malore, nuk shkoi as 10 milion kilometri.
      Ndërsa qeveria Rama, vetëm për një kilometër zgjerim të unazës së Tiranës, kishte kontraktuar me oligarkët një kosto prej 20 milion eurosh.
      Pra përse të shqetëson ti “demagogjia” e këtij realiteti që deklaron opozita, e nuk të shqetëson vjedhja fare e hapur e qindra milion euro të taksapaguesve shqiptarë që ka bërë e po bën kjo qeveri ?

  3. Si do vepronte me koncesionin e rruges ta ktheje me te njejtin standart me ndertimin e banesave.
    Po cfare kuptoni o milet 17 km rruge me 340 mln Euro.
    Cfare behet ne kete vend termeti eshte pak.

  4. Rama mund te derdellisa e te fantazoje nga mengjezi ne darke per rindertimin e shtepive te prishura, por mos te haroj qe njerzit jane ne pike te hallit e kane nevoje per ndihme ne te kunderten Ps te mos guxoje te shkoje ne zgjedhje me emrin e Ramas si kandidat.

    1. Heu bre [email protected]!

      ‘ ” PS mos te guxoje te shkoje ne zgjedhje me emrin e Rames…… ””
      Sa i zgjuar qe qenko o Astrit.
      Nuk e kupton qe menaxhimi i situates se termetiit i jep pike Rames ?
      Ashut sici i dha pike ne nje shtrese te madhe te shoqerise menaxhimi i protestave studentore, ashtu do marri pike dhe ne kete fatkeqesi.

  5. Lapsi ky portal shume inteligjent. Shikoni titujt e artikujve pergjate ketyre 2 javeve.

    ”” Ku doli Rama Bllof””’.
    ”” Si genjeu Rama”””
    ”” Si manipuloi Rama ””’
    ”” Si e degjeneroi Rama …. ”””’
    ”” Si u fsheh Rama pas…””’
    ”” Rama doli nga vetja … ””
    ”” Rama i acaruar ””
    ”” Si e pushkatoi Rama Veliajn”’
    ”” Si e perzuri Rama ….. ””
    ”” Rama si ERdogan””
    ”” Rama kyc gojen per …””’
    ”” Rama ju shtrin doren ambasadorve per lemoshe””
    ”” Rama nxehet me qytetaret… ””
    ”” Rama debaton me qytetaret ..””
    ”” Dyfytyresia e Rames..””
    ”’ Paturpesiea e Rames””
    ”’ Rama kercenon Mediat””
    ”’ Rama i oligarkeve ””’
    ”” Rama del bllof””
    ”” Rama perdor tragjedine per te sulmuar….””
    ”” Rama degjeneron Spiropalin””
    ”” Rama koka e bandes ””
    ”” Rama thike pas shpine spakut”’…
    .
    .
    .
    ””’ Shikoni si u nxi Rama ””’
    ”” Shikoni si u zverdh Rama””
    ”” Rama me brekushe””
    .
    .
    .
    ”” Rama shkoi sot ne mengjes ne banje””
    ”” Rama pordhi ne dreke ””’
    ””’ Rama fshiut qyrret me dore ”””

    DHE NE ENDER JU DEL RAMA O SHKURDHAK DHE BUSHAT KURVA . AHAHAH .

    1. Sa shume e lexoke dhe analizoke Lapsin e? Lapsi sot eshte OPozita me e madhe qe ka pasur Shqiperia ndonjehere. E di kete dhe Rama,prandaj e bene me kokedhimbje Lapsi Ramen 😉

      1. Po qe se Lapsi ben kete ‘opozite’ mediokre dhe dilitante , atehere Raman e kemi ne ate post dhe per 8 vite te tjera.
        Atij as qe rruhet fare per Lapsin . Lapsin ai e ka si vaksinat , per te marre imunitet kunder OPOZITES SE VERTETE.

        1. hahahaha sa dele e dini popullin more. Po vertete mendon se te besoj ne keto qe thua? Nqs fale Lapsit Ramen epaskemi edhe 8 vite, ti pse merzitesh pra, ti ate do qe Rama te rrije sa me gjate ne pushtet.Keshtu qe pse merzitesh aq shume ca shkruan Lapsi ? Se hajde Ramen e kuptoj pse stresohet kaq shume nga titujt dhe komentet te Lapsi. po ti ca ke?

          1. Kush te tha qe jam i stresuar dhe i merzitur ? Mua me vjen per te qeshur me kete lloj portali.
            A dua qe Rama te rrij dhe nja 8 vite te tjera ? PO , nese eshte e mundur.
            Por nese ju mendoni se do ta rrezoni me portale debile si puna e Lapsit atehere jeni komplet te humbur.
            NUK VRITET DERRI I EGER ME LLASTIK ME PLUMCA mooooj vajz e mbare.

    2. Rama mbylli JOQ,per te kercenuar Lapsin se me Lapsin s’ia mban te kruhet ,se Lapsi po i nxjerr fytyren e vertete Rames, jo Basha

  6. O byroisti i pd dhe i lapsit,me keto shkrime te lapsit rames vetem reklame i beni duke mos ju paguar,kjo vetem gazetari nuk quhet o byroisti i salihut,lexo vetem titujt qe te kuptosh sa realisht e rrezojne ato ramen,ai prej jush dhe luluse ka fituar deri tani

    1. O ti trap qe thu Po un du qe rama te qendroj ne pushtet ; kjo jo vec qe a kundra argumenti me i madh ndaj atyne qe thu, deshira jote duhet te jet edhe atyre qe nuk e votun para termetit , dmth shumica, po tregon ca djalli i kuq keke; le ti shofim piket qe fiton ky me votime te ndershme

      1. E para ….Po pyes veten , a e di ky komentuesi me siper valle kuptimin e togefjaleshit ‘ kundra argument ndaj atyre qe them’ ?
        O buzbardh i lapsit. Lexoje dhe nje here ate qe kam shkruar se mbase arrin ta kukptosh ( megjithese nuk jam i sigurte per kete) .
        Dhe e dyta , I je pergjigjur komentuesit te gabuar.
        Une perdor nickname ‘ Lapsi ky portal qelbesire’ , dhe jo ‘ i paemer’ .
        Ska gje do mesosh dhe ti, Jeten perpara e ke.

        1. cdo person qe replikon e nuk ve emen figuron si i pamer te Lapsi; Injoranca nuk esht argument, prandaj duke u mundu te mbeshtetsh ramen a te mbeshtetsh te rremen e te padrejten pra si te dush me mlu diellin me shoshe ;

  7. Nuk do të kishte asnjë kundërshti nga shqiptarët që ndonëse Shqipëria është një vend i rrezikuar sizmik e ky është një realitet i ditur edhe nga kryeministri Rama, të ishim një vend i fuqishëm ekonomik si Japonia e të ndërtonim një kryeqytet si Tokio me grataçela që përballojnë edhe tërmete prej 10 ballë.
    Po ku e shpie mushka këtë kryeministër që mbrenda një zone të populluar të ngrejë një stadium me një kullë të lartë, që nëse do të rrëzohej nga tërmeti, nën gërmadhat e tij mund të binin mijra tifozë futbolli ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu