• |
ide | kryesore

Meta mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare: Prokuroria të gjejë përgjegjësit

Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta reagoi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Me një postim të shkurtër, Meta thotë se është deklaruar mbështetje për prokurorinë që të çojë përpara përgjegjësisë penale çdo përgjegjës.

“Sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, diskutuam për një bashkëveprim dhe koordinim më të ngushtë midis të gjitha institucioneve për përballimin e emergjencës deri në rivendosjen e normalitetit të plotë. E mbështetëm prokurorinë të çojë përpara hetimet dhe të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës.

Të sigurojmë burimet e brendshme dhe mbështetjen e duhur ndërkombëtare për tejkalimin e pasojave të rënda të këtij tërmeti të tmerrshëm,” tha Meta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *