• |
ide | kryesore

Moviola/ Juventus i mungon një penallti, Cesari: “Ndaj De Ligt ishte penallti”

Sport



Në ndeshjen kundër Sassuolo në Torino, Juventus humbi vendin e parë të klasifikimit, me barazimin 2-2. Por nëse shpesh bardhezinjtë janë në qendër të stuhive për shkak të vendimeve arbitrale, këtë herë skuadrës së Maurizio Sarri i mungon një penallti, që mund të kuishte ndryshuar fatet e ndeshjes. Graziano Cesari, ish-arbitri i njohur i Serie A, ka analizuar në programin Tiki Taka dy episode të dyshimta në zonë gjatë ndeshjes Juve-Sassuolo.

Për ish-arbitrin bardhezinjve I mungon një penallti: “Në minutën e 55′ është pretendimi për penallti nga ana e Juves. Në goditjen e këndit të Dybala, rrëzohet në zonë De Ligt, në kontakt me Romagna. Krahu i djathtë i lojtarit të Sassuolo ‘I vendoset në qafë mbrojtësi bardhezi, duke i hequr mundësinë e kërcimit e duke e tërhequr prapa. Arbitri ka gabuar”. Për Cesari ndërhyrja e dytë, ajo në zonën e Juventus, ku De Ligt futet në luftim me Duncan nuk është për tu ndëshkuar me penallti. “Për mendimin tim De Ligt prek topin me majën e këmbës, pastaj kundërshtarin”.



1 Comment

  1. Ouau, i mungoka nje panallti juves, kur dihet qe ka fituar kampionate pa numrim prej albitrave qe i blinte klubi! Per kte dhe u denu te lunte ne kategori te dyte! Per tu habitur kur; nuk i jepet nje penallti juves behet histori pa fund, kur e nejta gje ndodh me skuadrat e tjera, falet sepse edhe albitrat gabojne se “njerez jon”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *