• |
ide | kryesore

“Profesori i tërmeteve” jep lajmin e mirë për shqiptarët

Lajme, Të fundit



Profesori i njohur, Shyqyri Aliaj që ka drejtuar për disa vite Institutin e Sizmologjisë, qetësoi popullatën duke u shprehur se nuk priten më tërmete.

Ai theksoi se pasgoditjet e tërmetit të 26 nëntorit janë në rënie.

I pyetur nëse pritet një termet i tretë, i fuqishëm, ai tha prerazi “JO”, duke bërë edhe sqarimin me fakte shkencore. Sipas profesorit, tërmeti i 21 shtatorit nuk mund të krahasohet me tërmetin e 26 nëntorit, pasi i pari ishte me aktivitet të vogël sizmik. Ndërsa përjashtoi çdo mundësi për një termet të ngjashëm me atë të 26 nëntorit në ditët apo muajit në vijim.

“Jo nuk do të ndodhë! Çdo termet ka një zonë vatre, ka volum, ka shtrirje… Vatrat e vendit tonë janë vatra në koren e tokës që shkojnë nga 50 deri në 70 km. Vatra e tërmetit të fundit ishte me shtrirje të vogël, 40 km nga Durrësi deri në Gjirin e Drinit. Në këtë segment 40 km do kohë që të përpunohet e gjitha. Pra këto pasgoditje që kanë ndodhur këto ditë kanë ardhur pasi po përpunohet vatra. Tashmë pasgoditjet po shkojnë drejt shuarjes. Aktiviteti sizmik po shuhet. Në ditët në vijim Tirana nuk duhet të shqetësohet. Pasgoditjet mund të ndjehen pak në zonat bregdetare. Në ditët në vijim këto do të rrallohen, mund të jetë ndonjë me magnitudë më pak se 4, por më të mëdha nuk do të ketë”, – theksoi ai në ABC News.

Gjatë shpjegimit të tij, profesori më tej, u shpreh se: “Është një zonë që akumuluar energji dhe vjen koha qe një energji e akumuluar që bëhet aq e madhe që është në mes dy pllakave, pllaka afrikane me pllakën evropiane. Kur përplasen këto pllaka, pllaka afrikane zhyttë futet poshtë pllakës euroaziatike e saldojnë shkëmbin dhe gjeneron tërmetin. Është një lëvizje e kontinenteve. Ky ndërveprim gjeneron tërmete në ultësirën perëndimore të Shqipërisë”.

Nga ndryshon tërmeti i 21 shtatorit me atë të 26 nëntorit? Profesor Shyqyri Aliaj thotë: “Zona e vatrës është rreth 40 km dhe po shuhet aktiviteti. Ka një ligjshmëri evolucioni i tërmetit. Ishte me magnitudë 5.6 tërmeti i parë dhe ai mbaroi aktivitetin e tij që ditën e parë të dytë. U shua se ishte termet jo i fuqishëm në vatër. Shkaktoi dëme që duheshin evidentuar. Tërmeti i dytë ka një vatër që po përpunohet dhe nuk ka për të pasur goditje tjetër”.

Profesori paraqiti hartën zyrtare të tërmeteve të miratuar në vitin 1980, pas tërmetit të fuqishëm të Shkodrës në ’79. Në këtë hartë janë shënuar zonat që marrin tërmete 8 ballë që janë kryesisht Durrësi, Kavaja, Shkodra dhe Dibra. Po kështu zonat në qendër të Shqipërisë me termet 7 ballë, ndërsa me 6 ballë janë vetëm zonat veriore malore. Kjo hartë u ka shërbyer ndërtuesve për shumë vite, por profesori tha se ka ardhur koha për të bërë një hartë të re.



1 Comment

  1. Nga deklarimet e profesorit të vjetër ekspert i sizmollogjisë e ekspertë të tjerë sizmollogë, rezulton që Shqipëria hyn në zonën e rrezikëshme sizmike.
    Harta sizmike së cilës i referohet profesori, është ajo e vitit 1980, një vit pas tërmetit të Shkodrës.
    Pas 39 vitesh, them me bindje që studimet sizmike si të gjitha shkencat e tjera, kanë bërë hapa shumë më të mëdha.
    A nuk do të ishte mirë që Shqipëria të kishte krijuar një institut të fuqishëm të studimeve sizmike , që në kushtet e sotme të komunikimit jo vetëm shtetëror por edhe kompjuterik , të mund të bashkëpunente lirshëm me institute të vendeve të tjera të zhvilluara, para e jo pasi të ndodhin tërmetet ?
    Profesori i nderuar ka dhënë shpjegime se në Shqipëri ka tre zona të rrezikuara sizmike që shkojnë nga manjituda 6 e shkallës Richter deri në shkallën 8 ballë pa ju futur cilësisë së ndërtimeve e lartësisë së tyre.
    Do të desha që profesor Aliaj të na shpjegonte se çfarë ngjashmërie patën tërmetet e viteve të fundit në italinë qëndrore në vijën e Apenineve, me zonat sizmike të Shqipërisë , pa shkuar në tërmetet katastrofike me cunami në Oqeanin paqësor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *