• |
ide | kryesore

Reagimi skandaloz i Ramës me të moshuarin: Nëse hotelin e ke larg, më afër është bota tjetër

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e kësaj të hënë në ish-Kënetë, një nga zonat më të prekura nga tërmeti.

Ai ka takuar nga afër disa banorë, të cilët i kanë shprehur shqetësimin se hotelet ku i kanë caktuar janë shumë larg nga banesat e tyre.

Me frikën se banesat e tyre mund të vidhen ato kërkojnë që t’u vendosen çadra pranë shtëpisë, por kreu i qeverisë ka treguar se një gjë e tillë kurrsesi nuk do të bëhen.

Banori: Më kanë thënë në hotel në Golem, por është larg.

Rama: Është larg, po në botën tjetër është afër?

Rama i ka theksuar ministrit Bledi Çuçi, i cili është drejtuesi i operacionit për gjendjen e jashtëzakonshme, se të gjithë duhen çuar në hotel. “Çoji të gjithë në hotel. Le të bojnë sa të bëjnë, s’dua asnjë kursim”, teksa theksoi se të gjitha banesat do të ndërtohen, por u ka kërkuar banorëve që të bëjnë durim.



7 Comments

  1. S’ka faj plaku ibshkrete, ka frike se ia “tufezojne” kafshet qe ka. E kane zakon te kuqte “tufezimin” apo jo?

  2. e thena ezhte e thjesht po sdo hotel edhe ri ne shpi reziku qe vdes eshte me afet.smeret veshe edhe duan te strehohen por kane edhe pordhe.

  3. Ashtu e meriton ai popull bile dhe me keq, perderisa rrine si hu gardhi dhe tolerojne nje te semure mendor ti trajtoje ne ate fare feje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *