• |
ide | kryesore

Tërmeti/ Anarch studio nga Prishtina: Projektim falas për 20 banesat që do ndërtojë Gjikuria

Arkiva, Lajme, Të fundit



Studio e njohur e arkitekturës në Prishtinë, Anarch, njoftoi publikisht se është e gatshme të ofrojë pa pagesë projektimin e 20 apartamenteve të reja që do të ndërtohen për banorët e goditur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Drejtuesi i kësaj studio, Astrit Nixha, tha për lapsi.al se në bashkëpunim me kompaninë shqiptare Gjikuria, e cila nga ana e saj do të ndërtojë falas këto 20 apartamente, arkitektët nga Prishtina do të projektojnë këto banesa me parametra bashkëkohorë, duke shpresur që të shndërrohen në model edhe për ndërtimet e tjera që planifikohen të ngrihen.

Solidarizimi nga Prishtina është në vazhdën e një fryme të rrallë mbështetjeje që shqiptarët e Kosovës kanë dëshmuar në këto ditë të vështira.

Kompania “Gjikuria” do të ndërtojë 20 apartamente për të prekurit nga tërmeti

 



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *