• |
ide | kryesore

VIDEO/ Policia tenton ty arrestojë anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit

Lajme, Të fundit

Pas kallëzimit penal që SHÇBA bëri ndaj dy aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, policia tentoi arrestimin e tyre. Mësohet se policia ndaloi fillimisht Adriana Kalanë, një prej aktivisteve më të njohura të kauzës për Teatrin, me akuzën se ishte personi që kishte filmuar skenën kur ndihma për tërmetin po zbarkonin në ambientet e ministrisë së brendshme. Ndërhyrja në kohë e aktivistëve të tjerë bëri të mundur lirimin e saj.

Më herët Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kallëzoi penalisht 2 përfaqësuesit e “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, M.J. dhe Ergys Mërtiri për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

Sipas ministrisë së Brendshme pamjet e publikuara janë pako ushqimore, të sekuestruara në cilësinë e provës materiale gjatë një operacioni të zhvilluar më datë 28.11.2019, për t’u magazinuar pranë magazinës së Drejtorisë së Përgjithshme të SHÇBA-së, me urdhër të Prokurorisë.

Me argumentin se po përhapin informata të rreme, policia e shtetit dhe qeveria po arrestojnë ditët e fundit edhe drejtues portalesh dhe qytetarë të thjeshtë për një status në Facebook. Kjo po shfrytëzohet edhe për të goditur zërat kritikë, por edhe për të intimiduar të tjerët. ©LAPSI.al

6 Comments

  1. Kaq e frikshme eshte kjo kurva plake? Po eshte keshtu te denohet per agjitacion e propagande ne burgun e spacit, menjehere. Qenka dhe e pa fe ,po kjo qenka komuniste.

  2. Te keqen e Enver Hoxhes. Te burgosnin, pushkatonin a varnin porse ishte me ligj. Por sot si i behet, nese si pelqen nje idioti shkarravinaxhiu, te arrestojne. Wtf!!!

  3. A nxorret lajmin per arrestimin e shefit te Rinasit qe kishte derguar qeset me ndihma te vjerra? Dhe arrestmin e beri SHKB? Cfare ka per te mos u kuptuar ketu se nuk eshte njeri aq i uritur e ti shkarkoje ne ministri!!! Kjo kurva plake vetem demtoi ceshtjen e teatrit dhe hodhi poshte cdo dite qendrese. Ka marre leket nga Fusha &Co per te bere dicka te tille

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu