• |
ide | kryesore

VIDEO/ Rama përzë një vajzë sepse shau Dakon: Ai xhuxhi atje

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka kërkuar të largohet me forcë një vajzë e re nga takimi që pati me banorët e ish-kënetës së Durrësit. Ajo iu ankua për lejet e ndërtimit që kishte dhënë Vangjush Dako duke iu drejtuar me etiketimin “Xhuxhi”.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak kreut të qeverisë që ka kërkuar që ta largonin vajzën nga takimi duke e quajtur provokatore dhe altorpolant të atyre që thuhen në TV. Ai e justifikoi Dakon me argumentin se “pallate bien edhe në Japoni”.

DEBATI

Vajza: Ai është përgjegjës për ndërtimin. E kemi paguar sa qimet e kokës. Po pra, ai xhuxhi atje.

Rama: Ik largohu që këtu. Ik largohu që këtu. S’ke turp s’ke. Më tregon mua… s’të vjen zor s’të vjen. Ka kufi çdo gjë. Largohu që këtu! Largohu që këtu! Largohu që këtu! Provokatorë këtu nuk dua. Largohu që këtu! S’ke turp. S’të vjen turp. Bien pallatet në Japoni dhe në Amerikë, më tregon ti mu… Ç’do gjë e duroj. Më thuaj ti mua ça të dush, por provokime nuk pranoj. Ato që ju kanë mësuar në TV juve mos i sillni këtu. Del edhe ndonjë dru i shtrembër”. ©LAPSI.al

Rama nevrikoset kur i shajne Dakon from Lapsi.al on Vimeo.



7 Comments

  1. Ska gje, shihni agron tufen qe kerkon azil politik jashte sepse ketu e kercenojne bijte e komunizmit. Evropa e merkelit dhe sorosit vazhdojne thone shqiperia po ecen para. Lere opoziten pastaj qe nuk ndihet per keto ceshtje.

  2. Europa ka pergjegjesite e veta qe i ka ngrohur dhe rrahur shpatullat ketij gomari nga 2011 e deri ne 2017 kur fitoi zgjedhjet me tepsi dhe timon. Per me teper nuk tha gjysem llafi kunder atyre palo zgjedhjesh te 30 Qershorit qe prodhuan kryetare bashkish poete te lumtur per 50 vdekje apo bojaxhinj ne sherbim te nje KM PERFEKSIONIST.
    Per te tjerat ky psikopat po diskreditohet vete.

      1. Me fal per shprehjen por loqe je ti (dhe te gjithe) qe mendon se europes i intereson sadopak per ne.
        Po te presim Europen skemi per tu bere as per 1000 vjet, o do i veme gishtin kokes e do behemi shtet ose pas nja 2-300 vitesh shqiperia nuk do ekzistoi me.

  3. Turp per delet qe I shkoj e pas ketij idiotic ne vend qe te nbeshtesin kete vajze qe I thote te vertreten ne sy dhe pa u trembur debilel thone sh, qur qe te lame Ska gje qe per fajer e te korruotuar e Jane ne qiell te hapur pa buke dhe me e keqiat me shume viktima. Ne tokio. France e kudo ne Europe ku jrtojme dhe pare pak te ulet niveli I jete es pioulli e ndeshkon qeveri e dhe jo ti mbaje ison

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *