• |
ide | kryesore

Pa dënim nuk ka rindërtim

Arkiva, Ide

Në të njëjtën ditë që Xhulia Aliaj po përgatitej të dilte përpara gjykatës për të shqyrtuar masën e arrestit ndaj saj, Vangjush Dako u rifut në zyrat e bashkisë së Durrësit për të marrë në duar kontrollin e situatës, pas dorëheqjes së ish drejtuesve.

Trajektorja e këtyre dy personazheve, vajzës durrsake që përfundoi në qeli, vetëm se përshkroi në Facebook tmerrin dhe ankthin e saj pas tërmetit të 26 nëntorit, dhe ish- kryebashkiakut që ka dhënë leje dhe ka shpërndarë betonin e firmës së tij, për 12 vite në këtë qytet, tregon më së miri atë që po ndodh pas katastrofës në Shqipëri. 

Në vend të kërkimit të përgjegjësive, po triumfon propaganda.

Kryeministri, qeveria, bizneset e mëdhenj pranë tyre, mediat që i mbështesin, po krijojnë me këmbëngulje idenë se duhet parë nga e ardhmja, se duhet harruar çfarë ndodhi, se duhen strehuar në hotele me 5 yje familjet e viktimave, se shtëpitë e tyre do të rindërtohen më të mira se më parë.

E gjithë kjo narrativë po i mbivendoset në mënyrë diabolike një tjetre: a mund të ishte shmangur një pjesë e madhe e katastrofës nëse do të ishim një vend normal? 

Të gjithë specialistët që kanë folur këto ditë, bien pothuajse në një mendje, se sado i fortë të qe tërmeti i një jave më parë, ai nuk ishte i atyre përmasave sa të shkatërronte pallate të tërë. Fakti se ngjitur e ngjitur, një ndërtesë ka rezistuar mirë, ndërsa ajo përbri saj është shkulur nga rrënjët, tregon për gabim dhe fajësi njerëzore. Në mbi 2 mijë objektet e dëmtuara (kjo është shifra paraprake që po raportohet), pas afro gjysëm miliardi eurosh kostoje financiare, qëndrojnë emrat konkretë të kryebashkiakëve, urbanistëve, inxhinjerëve, biznesmenëve, që kanë dhënë, toleruar, apo abuzuar me lejet e ndërtimit.

Por, e vetmja gjë me të cilën po harrojmë të merremi janë fajtorët e këtij krimi. Madje për të mbrojtur ata, gjoja në emër të shikimit nga e ardhmja dhe kthimit në normalitet, qeveria po spastron edhe provat e krimit nga vendngjarja, duke larguar me urgjencë inertet e godinave të shembura, pa hetuar më parë prokuroria për arsyet që sollën viktima.

Pak ditë më parë lexova një rrëfim interesant të një ish diplomati shqiptar në Turqi, i cili dëshmonte përvojën e tij personale në kohën e tërmetit të fuqishëm që preku këtë vend në 1999.  Në mënyrën kaotike se si është ndërtuar, se si nuk i ka përmbajtur dot yryshet e flukseve urbane, Turqia është shumë e ngjashme me ne. Ashtu sikurse e tregon dhe romani i fundit i nobelistit Orhan Pamuk (Kjo gjë e çuditshme brenda meje), zaptimi i trojeve, ndërtimi kuturu, korruptimi i të zgjedhurve lokalë, i politikanëve dhe specialistëve, ka qenë një lëngim i gjatë. 

Por ama, pasi natyra e goditi fort Izmirin, me qindra qenë personazhet e kësaj kategorie që përfunduan pas hekurave. Dhe të jemi të qartë se ishte një periudhë kur pushteti në Ankara nuk qe absolut dhe kur Erdogani nuk ishte ngjitur ende në majë. 

Pikërisht për këtë qasje ka nevojë edhe Shqipëria sot. Ata të cilët babëzia për para, verbëria e të mosmenduarit për tjetrin, ethet e fitimit të pamoralshëm dhe me çdo kusht, kjo fatkeqësi i radhiti në barrikadën e kriminelëve, nuk mund ta kalojnë pa përgjegjësi. 

Nëse sot ne nuk do të dimë të mbajmë këtë qëndrim, natyra do të na godasë sërisht dhe më fort, jo si fatalitet i ndonjë lidhjeje hyjnore shkak pasojë, por thjesht se kemi refuzuar të mbrohemi prej tekave të saj.

Prandaj, për këtë arsye, tani është momenti që, para se të ëndërrojmë për projektet e rindërtimit, të flasim për masat e dënimit.

Por, ky debat, në mënyrë perfide po anashkalohet nga një qeverisje që ka pasur njerëzit e saj në krye të qyteteve si Durrësi apo edhe Tirana.

Ai po degradon në një propagandë të neveritshme, e cila po mbahet gjallë vetëm me akte skandaloze, si lufta ndaj mediave apo qytetarëve që shprehin frustrimin e tyre në Facebook.

Madje vetë Edi Rama, ashtu si në rastet e avionëve të drogës (mushkonja), Agron Xhafajt, Habilajve apo Ervis Roshit, është përpjekur të krijojë alibi. Ai njëherë u hakërrehet gazetarëve se shtesa katesh ngrihen ngado, e herë shpërfytyrohet nga arroganca ndaj një banoreje që i kujton lejet me firmën e “xhuxhit”.

Deviza është e qartë, duhen shpikur fajtorë imagjinarë, për të fshehur kriminelët realë.

Pikërisht pasojë e këtij manipulimi është dhe absurdi që në të njëjtën ditë që Xhulia Aliaj përgatitej të dilte në gjyq, Vangjush Dako u rifut në bashkinë ku merren vendimet për fshirjen e gjurmëve të krimit.

©Lapsi.al

14 Comments

  1. Bushat, nese Berisha do te mbahet mend si Kryeminister i paafte dhe amator, Lideri Global Rajonal Mbarëtërmetar mund te shtyje edhe 2 vjet edhe te rizgjidhet dhe 4 te tjera….

    POR NE HISTORINE E SHQIPERISE DO TE KUJTOHET THJESHT SI NJE PSIKOPAT MASHTRUES DHE THEMELUES I RRENIMIT PERFUNDIMTAR TE SHQIPTARISE E SHQIPTAREVE.

    1. E jo se ktu hyn evropa dhe nuk e le qe te ndodh keshtu. Docmbahet mend si ai qe “zgjoi shqiptaret” kur e vertera eshte e kunderta, shkaktoi kaos per telat e veta. Te fala merkelit dhe sorosit

  2. Krimi dhe ndeshkimi.Natyra godet dhe fort biles.Paniku nuk riparohet me gazete apo TV,ajo Lind me njeriun.Rama ka gjynahe plot por te heqesh te gjithe Institutet e sizmollogjise,ndertimit,gjeollogjise etj etj vetem nje idiot si Berishes e ben.Nje peme do 25 vjet per the rritur dhe do 2 sekonda per tu prere.Arsidi eshte kjo pjellje ,pa asnje projekt.Hajt ta heqin Ramen ,por ke do te veme Shkullakun? apo Fevziun? apo Meten?… Ndoshta na ndeshkon natura me mire,se ne jemi te beses dhe puntor por Jo hajdut.

  3. Tani Shqiperia eshte keshtu si eshte. Dmth, e dime qe prokuroria nuk do beje asgje. Sa per njerezit, po te kemi parasysh qe PD i fitoi zgjedhjet ne Gerdec ne 2009, veshtire te kesh shprese qe do e ndeshkojne Ramen keta viktimat e termetit. Ne fakt ky eshte tamam si rasti i Gerdecit, ndoshta pak me i rende, sepse ne kete rast korrupsioni i larte ndodhi pikerisht per te anashkaluar kushtet e sigurise qe do te shpetonin jetet e viktimave. Ndersa ne rastin e Gerdecit korrupsioni i larte i bie te kete ndodhur per te mashtruar amerikanet per fisheke. Nuk eshte akuzuar ndonje minister se ka marre leke per te mbyllur syte per elementet e sigurise qe shkaktuan viktimat. Ky ndoshta eshte dallim simbolik, por e rendesishme eshte qe viktimat nuk i ndeshkuan agresoret atehere, me garanci te madhe as tani s’do e bejne. Per me teper kane votuar disa here pro masakres urbane, duke e ditur qe eshte e tille. Shumica prej nesh qe para termetit nuk ka pas besim tek banesa sepse dihet si jane marre lejet. Por kjo qe thote Bushati eshte shume e rendesishme dhe ben diferemcen, sepse nuk lidhet me ndeshkimin ne vetvete, por me ndeshkimin si rruga me e mire per te siguruar cilesine e banesave te reja. Me pak fjale Rama dhe ushtria e tij e mekatareve duhen ndeshkuar qe mos rrezikojme te vdesim prap nga banesat e reja. Prokuroria nuk e ben. Si do ja bejme?

  4. Bushat, analize e mire dhe e paster. Sa keq qe ska shume si ty ne media/politike/shoqeri civile. Prandaj do vuajme edhe ca nga thonjte e paprere te injorances. Uroj mos te shkoje aq gjate sa te mos kete shumice shqiptare ne shqiperi.

    faleminderit Bushat qe ke ngel i paperlyer ende.

    PM

    1. Ta dinte Rama qe nje varje e nje xhuxhi si Dajo do t’i jenaqte shqiptaret, e kishte varur qe peroara termetit….

  5. O ju komentusa a nk e kuptoni se termeti ra mu njaty ku bahet Zullumbi madh. Zoti merr hak ne te gjitha menyrat. Zullumi asht shum i madh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu