• |
ide | kryesore

Ardian Bujupi pezullon turneun për të ardhur në Shqipëri

Paparazzi, Slider



Këngëtari i njohur Ardian Bujupi ditën që ndodhi tërmeti shkatërrues në Shqipëri, shprehu ngushëllime për familjet që humbën të afërmit e tyre.
Ai tregoi se për fat të keq nuk mund të vizitojë vendin tonë për shkak të turneut muzikor, megjithatë kur ka parë se situate ishte më keq nga sa pritej, Ardiani është nisur për në Shqipëri.


Së bashku me Bes Kallakun ai ka shkuar në Bubq ku ka takuar disa nga familjet e prekura dhe ka shpërndarë ndihma mentare.
Lajmin e ka bërë të ditur Bes Kallaku, i cili falenderon mikun e tij për këtë kontribut.
“@ardianbujupi ne Bubq. Zoti të rujt. Flm shokëve dhe miqve. Ndihmat monetare po i shpërndajmë nëpër shtëpi. Nuk kemi marrë asgjë përsipër përveç shoqërimit vetë, nëpër banorët e prekur, për secilin që ka dëshirë për donacion monetar. Zoti ju rujt të gjithëve. Lavdia e Zotit”, shkruan Besi.

Ditën e djeshme edhe Bebe Rexha vizitoi Bubqin dhe vendosi të ndërtojë shtëpinë e një familjeje nga ky fshat.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *