• |
ide | kryesore

Basha përsërit propozimin me 3 pika për qeverinë: Është emergjente rritja e numrit të vlerësuesve

Arkiva, Lajme, Të fundit

“Gjendje shumë e rëndë e banorëve në Gjuricaj dhe Kërtushë të Ishmit dhe në Armath.” kështu shkruan kryedemokrati Lulzim Basha në rrjetet sociale, ndërsa ndan me ndjekësit foto albumin e vizitës në këtë zonë të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Situata është emergjente, shkruan kryedemokrati ndërsa shton se 90 përqind e shtëpive në Gjuricaj janë dëmtuar rëndë, shumica jashtë përdorimit.

Ndërsa thekson se është emergjente rritja numrit të vlerësuesve në terren në mënyrë që vleresimi i objekteve të shtrihet në të gjithë zonat e goditura dhe të përfundojë sa më shpejt, Basha përsërit edhe një herë propozimin me tre pika të opozitës për qeverinë.

Lexo më tej: 

Tërmeti/ Rama i përgjigjet opozitës dhe lë shtegun e hapur: Hajde në tryezë! 

Statusi i plotë:
Gjendje shumë e rëndë e banorëve në Gjuricaj dhe Kërtushë të Ishmit dhe në Armath.
Situata është emergjente, 90 përqind e shtëpive në Gjuricaj janë dëmtuar rëndë, shumica jashtë përdorimit.
Banorët thonë se megjithë thirrjet e përsëritura nuk është marrë asnje masë. E njëjta situatë në Kërtushë dhe Armath.

Njerëzit ankohen gjithashtu për mungesë ndihmash dhe shpërndarje selektive.
Është EMERGJENTE rritja e numrit të vlerësuesve në terren në mënyrë që vleresimi i objekteve të shtrihet në të gjithë zonat e goditura dhe të përfundojë sa më shpejt.
Kjo do të mundësonte vlerësimin e dëmit dhe nisjen e rikonstrusionit të objekteve të riparueshme dhe do tu jepte mundësi qytetareve, banesat e të cilëve janë të pabanueshme të organizonin jetën e tyre deri në rindërtimin e shtepive.
Për këtë arsye duhet urgjentisht;
1. Mobilizimi i të gjitha kapaciteteve njerëzore. Janë rreth 500 inxhinierë që kanë shprehur gatishmërinë të kontribuojnë vullnetarisht. Është detyrë e shtetit ti organizojë dhe ti vërë në punë për vlerësimin e dëmeve!
2. Sa më parë të bëhet vlerësimi i objekteve të dëmtuara, aq më shpejt qytetarët do të kenë mundësi të sigurohen dhe të adresojnë nevojat e tyre të menjëherëshme dhe afatgjata.
3. Alokimi i fondeve të buxhetit për ti përdorur në funksion të qytetarëve të dëmtuar është hapi i tretë i domosdoshëm. Kjo duhet të nisë me anullimin e menjëhershëm të 150 milion dollarëve të planifikuar për dhjetë oligarkë dhe alokimi i tyre për familjet në emergjencë.
Gjithcka duhet të jetë në funksion të tejkalimit të emergjencës dhe kthimit të në normalitet.

5 Comments

  1. O Bashe shkoni filmoni ne vend.
    Sipas Luciano Bocit ne Iliria Sadri Abazi po prish 2 katet shtese per te humbur gjurmet. Mos umerrni me detyrat e qeverise. Shif 360 o

  2. Ke bythe te thuash qe te gjithe ndertimet e bera jashte kritereve te ndertimit dhe urbanistikes ne vijen bregdetare Durres-Golem duhen prishur? Por kam pershtypjen qe se ben dot se duhet te kesh ngrene dhe ti ndonje luge corbe te prishur dhe ke frike se vjelle pastaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu