• |
ide | kryesore

Capital T rikthen këngën “Akull” në Youtube

Paparazzi, Slider



Dy javë më parë, reperi Capital T lançoi në Youtube këngën e tij më të re të titulluar “Akull”.

Kënga po pritej me padurim nga fansat dhe madje u përhap në rrjet para publikimit të saj zyrtar.

Mirëpo, për shkak të një problemi me të drejtat autoriale të disa motiveve indiane të përdorura në këngë, Youtube e bllokoi projektin e reperit.

Capital T njoftoi se po punonte për ta zgjidhur këtë, duke treguar se nuk kishte bërë vjedhje të këngës dhe këtë e vërtetoi ditën e sotme.

Reperi dha lajmin e mirë se gjithçka është zgjidhur dhe kënga “Akull” është kthyer në Youtube.

Vetëm pak ditë pas publikimit, projekti i ka kaluar 1 milionë klikime në Youtube dhe është kthyer në hitin e këtyre ditëve të ftohta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *