• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo e mori çmimin e tij: “Për mua është krenari, do bëj edhe më mirë”

Sport



Cristiano Ronaldo është votuar si lojtari më i mirë i Serie A për sezonin 2018/19. Sulmuesi portugez, prezent në dorëzimin e cmimit pasi dezertoi ceremoninë e Topit të Artë në Paris, është zgjedhur nga vetë lojtarët, duke marrë cmimin për sezonin e tij të parë në Itali: “Eshtë një nder e falenderoj shokët e mi të Juventus e futbollistët që më kanë votuar. Këtë vit do të provoj të bëj më mirë”.

“Për mua është krenari të marr këtë cmim, dua ti falenderoj të gjithë. Ishte viti im i parë në Itali, nj kampionat i vështirë, e jam shumë i lumtur. Faleminderit atyre që më votuan, do kërkoj të përsëritem”. Kampioni portugez ka rigjetur buzëqeshjen pas zhgënjimit për Topin e Artë që shkoi për Messi. Për CR7 vjen edhe cmimi si sulmues në top 11 të kampionatit.

MENDES: “TEK JUVE EDHE VITIN E ARDHSHËM”
Ndërkohë, Jorge Mendes, menaxheri i CR7, ka konfirmuar se “Ronaldo do të mbetet tek Juventus edhe për sezonin e ardhshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *