• |
ide | kryesore

Digjen tre makina në Tiranë/ Flakët ngjiten në pallat, panik tek banorët

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në orët e para të mëngjesit në zonën e Yzberishtit janë djegur pjesërisht 3 makina, ku dyshohet se ka qenë zjarrvënie e qëllimshme.

Situata është komplikuar më tej kur nëpërmjet tubave të ajrimit flakët janë ngjitur lart në pallat duke shkaktuar panik tek banorët.

Menjëherë ka ndërhyrë zjarrfikësja për shuarjen e zjarrit dhe largimin e tymit. Për këtë ngjarje është bërë evakuuimi i banorëve të disa apartamenteve, të cilët rrezikonin të asfiksoheshin.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë intensivisht për zbardhjen e ngjarjes, e cila krijoi jo pak panik tek banorët e pallatit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *