• |
ide | kryesore

Drogba paguan borxhin e tij ndaj Mbappe: pas 10 vjetësh, rasti i vjen në ceremoninë e Topit të Artë

Sport

Topi i Artë 2019, ceremoni dorëzimesh cmimesh e me raste edhe pagese borxhesh. Kjo e fundit i ka ndodhur Didier Drogba, që ka drejtuar me elegancë ceremoninë, duke u ndjerë më shumë se komod në skenën e Parisit. Praktik, ironik e preciz edhe me ndonjë shkelje të rregullave.

Për shembull? Selfie me Kylian Mbappé që ka një prapaskenë, deri në atë moment të panjohur. Ish-sulmuesi ka shpjeguar se ajo foto me talentin e PSG duhej, sepse 10 vjet më parë kishte ndodhur dicka shumë e vecantë: “10 vjet më parë një djalosh i vogël mu afrua për të më kërkuar një foto. Ishte pas Chelsea-Barcellona e pas vendimeve absurde të arbitrit të ndeshjes. I thashë jo. Ai djalosh ishte Kylian Mbappé. Pas 10 vjetësh pagova borxhin tim”, ka shpjeguar Drogba gjatë ceremonisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu