• |
ide | kryesore

Kërcënimet me jetë, Agron Tufa kërkon familjarisht azil politik në Zvicër

Arkiva, Lajme, Të fundit
u2_agron-tufa.jpg



Drejtori ekzekutiv i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit në Shqipëri, Agron Tufa ka kërkuar azil politik në Zvicër.

Drejtori i ISKPK, Tufa e ka marrë këtë vendim pas kërcënimeve të shumta që ka marrë për shkak të detyrës. Aktualisht Tufa ndodhet në Zvicër së bashku me familjen e tij dhe dorëheqjen e ka paraqitur nëpërmjet një letre.

Më anë të letrës që i ka dërguar kryetarit të Bordit Drejtues te ISKPK, Uran Butka, Agron Tufa ka kërkuar largimin nga detyra për arsye se po i rrezikohet jeta.

Agron Tufa ka qenë në qendër të sulmeve nga maxhoranca, të cilët e akuzonin se po shtrembëronte historinë dhe e kërcënuan me shkarkim nga pozicioni që mban. Debatin më të ashpër publik Tufa e ka pasur me deputetin e PS, Spartak Braho.

Herë pas herë, vetë shkrimtari ka publikuar në rrjetet sociale mesazhet kërcënuese që ka marrë, edhe nëpërmjet avokatit të tij, Kujtim Cakranit. Tufa publikoi edhe mesazhet ku shkruhej se e priste gropa.

Si nisi përplasja?

Spartak Braho ka akuzuar Tufën se po nxin historinë. Braho tha se Tufa, me punën e tij tek Instituti i Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, po njollos historinë e luftës Nacional-Çlirimtare dhe heronjtë e saj.

Tufa i është përgjigjur deklaratave të deputetit të PS-së, duke i bërë thirrje drejtësisë që të ndërhyjë për të parandaluar ndonjë tragjedi, pasi sipas tij, Spartak Braho ka dënuar politikisht gjatë kohës së regjimit të Enver Hoxhës njerëz të pafajshëm, duke i mbyllur në çmendinë.



14 Comments

  1. Ne komunistet e oreve te para, te dyta e te treta nuk na intereson ky lajm – po hame sufllaqet qe ngelen pa u shpernda’ nga Nata e Bardhe e Burgimit Komunist

  2. Ja hodhi edhe ky, do ti kene mbaruar leket ‘institutit’ dhe ka thene me cfare do jetoj tani e tutje!? Azilin mund ta kerkonte kudo, po eshte sqimtar, ka zgjedhur Zvicren si vendi me i pasur ne Europe. Plus qe prej andej Shqiperine e ka 1 ore e pak me avjon, shkon e vjen sipas qejfit dhe nevojave.

    I deshtuar si shkrimtar (nuk e blen, nuk e perkthen e nuk e lexon njeri…) ka vite e vite qe ha buke fale ‘antikomunizmit’, po mesa duket iu tha me ne fund edhe ai pus dhe i duhet te gjeje alternativa.

    Edhe ne veprimtarine si ‘antikomunist’ deshtak ka qene, mjafton te konsiderosh se sparring partner me te famshem ka patur Spartak Brahon! Ne nje vend qe gelon nga ish-komunistet (duke filluar nga Berisha qe ishte sekretar partie dhe nga Rama, profesor te Artet, ne ate epoke), armiku i tufes se kryesuar nga Tufa ishte Braho! Nje ingranazh i vogel i makinerise se rregjimit.

    Mjafton te kujtosh gjithashtu se pas rreth 30 viteve demokraci (se aq kane kaluar pak a shume) ne nuk kemi ende nje muze kushtuar asaj periudhe historike. Kemi dy muze te Bolinos, qe spektakolarizojne disa aspekte pa shume lidhje me njeri-tjetrin, duke krijuar nje efekt onirik qe le mbresa ndoshta tek turistet e huaj, por nuk eshte aspak shpjegues/edukues per brezat tona; kemi nje pavjon te muzeut kombetar ne dite te hallit; kemi gjithashtu edhe nje ‘shtepi me gjethe’, variant i varfer i muzeve te Bolinos.

    Nderkaq kemi shpenzuar miliona euro per ‘institute’ ku kane ngrene tufat e antikomunistave te ndryshem, qe kane prodhuar nje vrime ne uje, ca konferenca, ndonje polemike ne brahon e rradhes, dhe ndonje ‘sekret’, qe tani Tufa do ta marre me vete ne malet piktoreske te Zvicres, sepse ne nuk e meritojme.

    Bullshit

  3. Kjo qeveri me kryeM…… po kethen diktaturen me te eger se eHoxhes spese keta Jan me te rafinuar .Kam punesuar te gjitha ish sigurimsat ne polici dhe ne sherbimin informative . Kjo diktaturen e re kryesohet nga Rama si bir i ish bllokut , nga Ruci si minister i diktatures ku per kete rendojne vrasja e deshmoreve te demokracise ne shkoder . Pas nuk mbetet Braho si prekuror i diktatures ku ka firmosur pushkatimin e shqipetareve .Keta Jane kryesoret por lista e tyre eshte shume e madhe . Kurse sigurimsat e fshehet u antaresuan shume edhe ne partite opzitare ku po remosh gjenden emrat e tyre , keta persona arrine te beheshin edhe ministra , kryetar bashkie, kryetare komune ku njerin e njohe personaishte por shume ishin edhe drejtore drejtorie .Keta ishin personat qe minuan qeverine e Berishes ne zgjedhjet e 2013 . Besoje se tani i di edhe Berisha keta persona spese eshte shume e lehet ti maredh me mend

  4. Shiko ca laskari kishte Basha ne parti.!! Kush do i ndynte duart. Ky s’kishte asnje vlere, as si shkrimtar, as si drejtor, as si katundar. Nje bajge me pak ne qytetin tone , si te ai filmi.

  5. As shpellaret e salihut nuk kane dale ta mbrojn kete pjelle salihiste,ku jane neokomunistet e rinj per ta mbrojtur kete kerme salihiste qe nga goja vetem krimba te zinj leshonte,dil salih e mbroje si te mbronte ai,mos rri i fshehur ne bunkjerin e ri qe te ndertoje xeni me parate e gjakut te gerdecit

  6. E TURPSHME NJE INTELEKTUAL ME INTEGRITET DETYROHET TE IKE NGA PJELLA E KONUNIZMIT GJAKATARE EDHE PAS 28 VITEEVE GJOJA DEMOKRACI .
    FEMIJET BIOLOGJIK DHE IDEOLOGJIK TE SISTEMIT CNJERZOR KOMUNISTE FATKEQSISHTE SOT JANE NE PUSHTET DHE JANE TRIMERUAR SEPSE ASNJIHER NUK U VUNE PARA PERGJEGJSIVE LIGJORE DHE MORALE PER TMERRET GJATE 50 VITEVE .

  7. Eshte faji i Sales kur e kishte ne dore qeverine ne 92 shin ta zhdukte nga faqja dheut pjellen komuniste te qelbur qe nga gjeneza

    1. Nuk është “faj”, është gabimi i Sali Berishës që duke patur komplekse edhe vetë si ish komunist nuk e luftoi komunizmin si ideologji, por edhe si individë sipas përgjegjësisë, por sipas parullës bashkëvuajtës bashkë fajtorë. Dhe, mendoj unë, tamam ata komunistë që kthyen pllakën dhe u bënë demokratë për 24 orë filluan edhe luftën kundër komunistëve në Partinë Socialisteduke bërë kundërshtarë për jetë edhe komunistët e ndershëm e me integritet që qenien komunist e kishin në të shumtën prej halli dhe jo prej bindje. Pra tamam ata komunistë brenda PD sabotuan edhe hapjen e dosjeve dhe transparencën e krimeve komuniste.

      Dhe këtë unë e quaj gabim se u bë jo me qëllim nga Sali Berisha por nga mungesa e përvojës politike dhe lufta e egër e klaneve politike komuniste të lidhura me kupolën dhe sigurimin e shtetit.

  8. Ca ikin per azil dhe justifikohen me hasmerine. Tufa zgjodhi perndjekjen nga Spartak Bravo. Pazari dihet.., ska vend per ngjyrime politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *