• |
ide | kryesore

Kërkoi azil në Zvicër, zbulohet letra e Agron Tufës: Në nëntor qentë e liruar nga zinxhiri i diktaturës, iu afruan familjes sime

Arkiva, Lajme, Të fundit

Bordi i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit ka pranuar sot dorëheqjen e Drejtorit Ekzekutiv, Agron Tufa.

Ai ka kërkuar azil politik në Zvicër dhe mësohet se këtë veprim e ka bërë pas kërcënimeve të shumta që ka marrë për shkak të detyrës.

Në një letër të gjatë, shkruar nga kampi i një vendi të Evropës ku ka fituar azil politik së bashku me familjen e tij, Tufa tregon edhe arsyen e dorëheqjes, e cila lidhet me kërcënimet që i janë bërë së fundmi atij personalisht dhe familjes së tij, nga ata që ai i quan qentë e liruar nga zinxhiri i diktaturës së vjetër në diktaturën e re”.

“Bordi i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit u mblodh sot më datë 03.12.2019 ku u njoh me dorëheqjen e Drejtorit Ekzekutiv Z. Agron Tufa dhe e pranoi atë.
Më poshtë do të gjeni të skanuar deklaratën e plotë të Z. Agron Tufa dhe arsyet e tij për këtë doreheqje”, shkruan Bordi i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit.

Pesë nga letra e Tufës:

Viti i fundit i nderuar kryetar ishte veçanërisht i tensionuar, duke u vënë përballë falangave më të egra të enverizmit, të veshur me pushtet të lartë politik, ekonomik e administrativ. Besoj, i nderuar kryetar, se e kam dëshmuar bindshëm kurajën dhe gatishmërinë për t’iu përgjigjur e përballur të gjitha sulmet, kërcënimet, fushatat shpifëse e linçuese, të ujdisura nga dora më e zezë e shefave të ish-Sigurimit, nga deputetë, ish-deputetë e ish-diplomatë, të cilët me veglat e tyre si ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit e përqendruan sulmin në rrafshin personal, deri në kërcënimet e disa fishta me vdekje…

Nga ana tjetër ky sekt i trashëgimisë enveriste (të cilët i kam diskredituar në shtyp me dokumente arkivorë së çfarë vrasësish janë, i kam hedhur në gjyq etj), tentoi deri në fund të shpërbënte ISKK-në dhe, përmes amendimeve të neneve të Ligjit tonë, të shmangte nga ekzekutivi drejtuesit, duke shpresuar ta kontrollonin atë.

Paralajmërimet e tyre nisën të dëgjoheshin qyshkur ne bëmë kallëzimin e parë penal ndërkombëtar në Gjykatën e Mynihut të një prej kriminelëve të kamp-burgjeve komuniste (Edmond Caja) dhe e dubluam këtë edhe me kallëzimin institucional në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë (në të dyja rastet për krime kundër komunizmit). Dy javë më vonë oficerët e ish-sigurimit, shokë e kolegë të Cajes,vunë në punë skenarin mafioz me ekzekutimin e dëshmitarit kyç, të ndjerin Haxhi Baçinozi (16 mars 2019)…

Por në mënyrë më këmbëngulëse kërcënimet ndaj meje dhe familjes sime u dendësuan pas publikimit në shtyp të një dëshmie rrëqethëse të një nëne nga familja “kulakë”, që rrëfen hollësi, me data dhe emra personash rrëmbimin e djalit të saj dhe mbajtjen fshehur në një koloni fëmijësh, që shfrytëzohej për t’i transplantuar gjak diktatorit…

I ndodhur vetëm , fillikat me familjen time përballë kërcënimeve të vazhdueshme, pa asnjë garanci mbrojtjeje, me një drejtësi që nuk reagon, mua i nderuar kryetar nuk më mbeti rrugë tjetër, sepse ushtrimi i të drejtave të mia legjitime mbrojtëse e demokratike nuk kishte më pikë kuptimi. Tek e fundit, në një reagim politik sundues që thërret në ndihmë, stimulon dhe bëhet “parajsë” për ish-oficerët e Sigurimit të diktaturës, iluzioni se jeta ime dhe e familjes mund të bëhej, me kalimin e kohës, “më normale” është e mbetet donkishotizëm naiv me pasoja fatale.

Është ky i nderuar kryetar shkaku i dorëheqjes sime që parashtroj në këtë letër në një nga kampet e azilkërkuesve politikë. Dy herët e fundit brenda muajit nëntor, qentë e liruar nga zinxhiri i diktaturës së vjetër në diktaturën e re iu afruan shumë afër familjes sime. Kush do të më mbronte mua dhe fëmijët e mi? Unë pata kohën e mjaftueshme për ta kuptuar se kush janë ata se çfarë janë në gjendje të bëjnë…

Misioni im do të vazhdojë në kushte të tjera, jo më pak të efektshme se ato që pata kënaqësinë dhe krenarinë të kem brenda ISKK-së.

Përplasja me Brahon:

Më 1 prill 2019, Braho ka akuzuar Tufën, se po nxin historinë. Braho tha se Tufa, me punën e tij tek Instituti i Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, po njollos historinë e luftës Nacional-Çlirimtare dhe heronjtë e saj.

Tufa i është deklaratave të deputetit të PS-së, duke i bërë thirrje drejtësisë që të ndërhyjë për të parandaluar ndonjë tragjedi, pasi sipas tij, Spartak Braho ka dënuar politikisht gjatë kohës së regjimit të Enver Hoxhës njerëz të pafajshëm, duke i mbyllur në çmendinë.

Në kohën që replikat vazhduan, ish-ambasadori Fatos Tarifa u bë pjesë e debatit duke e quajtur Tufën “fshatar”, ndërkohë që edhe Sabit Brokaj u bë pjesë e debatit.

28 Comments

  1. Ky, kur nuk kishte bythe pse e pranoi ate post. Paztaj s’ka mbetur njeri pa share komunistet dhe asgje nuk e ka gjetur. Ky eshte nje rrembythje pa pike vlere. Keta jane rob te shpifur qe kur nuk i ecen ne vendin e tyre ia mbathin, gjoja se ketu s’jetohet. Ka fe tille nga te dyja anet. Ca i solli Rama nga jashte jane bere edhe ata drejtora. Ne pergjithesi keta jane race fshataresh, te palidhur me qytetin ku kane ardhur dhe qe shiten per 2 euro apo dollare me shume.

  2. Qenkan leshuar qente komuniste….
    I pari djali bastard i Brahos, i dyti vellai i vogel i Tarifes…..
    Fara juaj e qelbir eshte ne prag te shuarjes o bolsheviket e fundit!

  3. Ja tregove vendin zgjebeve or trim Dibre. I vetmi drejtor qe preferon azilin para nenshtrimit. Drejtoret kurva te rilindjes cajne ferren vetem kur i kerkon burgu, perndryshe qejf me leket tona. Shendet 4 femijeve!

  4. E ka ul ne bythen sorosi evropen shif italianet, hajne inat perbrenda dhe ja nxjerrin te tjereve njelloje si gjermani franca anglia. Dhe prap e duan se u pelqen te nenshtrohen deri ne piken ku pranon qe jeta te jete mediokre per ty se per ata shperthen filozofia e jetes. E kane ne maje te gjuhes moralin. Te prishin pune deri sa te te detyrojne te deshtosh qe mos i dalesh para. Ju dhjefsha bashkimin evropian.

  5. Do ishte ashtu si thoni ju dy te paret vetem nese ky zotnia do ikte direkt pas kercenimit te pare,po fakti qe vendosi te largohet pas disa kercenimeve, tregon qe eshte zotni i vertet dhe ka shpresuar deri ne fund qe aty gjerat do ndryshojn.Po fatkeqesisht aty dhe shpresa eshte ne ngulcimat e fundit. Z.Agron, uroj qe familjarisht te jeni me te qete dhe te mbrojtur nga keta kriminel te pa shpirt.

  6. Kur te ben presion ky gerdalla km, ai legeni komunist i dhjer qe i shpeton shurra ne parlament ai plehu gerdall plak S , Braho. Ky monstra e kuqe tjeter Zabit bytha, ky mo krye parlamentari ky trimi qe veshi fustan plakash Ruc leshi, etj etj , i gjori s ka njeri ti dali zot dhe e vetmja menyr per ti dal zot femijeve iku dhe ky .

  7. Z.Tufa shpresojme realisht qe sapo te shkaterrohet Banda e Strukturuar “Ridhjerja” te riktheheni ne detyre dhe me lart.

    Ju njoh si shkrimtar dhe kam botuar perpara shume vitesh te gazeta juaj “Fjala”. Kur Kloset, Lubonjet, Stefanet dhe Kokdhimët e tjere merreshin me lufte politike dhe haheshin per tirazh ne pacavuret e tyre poltike te atyre viteve, ju nxirrnit nje gazete sakrifice te titulluar “FJALA”!

    GUXIM!!

  8. Or ti Duce , qe sje gje tjeter vec nje buce , ti race e qelbur komunisti , sa cereku i atij zoterise te kishe mend , kulture e edukate do ishe njeri i respektuar por ju xhinsi juaj i buceve sdini gje tjeter te beni ne kete bote vec te denigroni njerezit qe ju nuk i arini dot as te maja e …. (nuk po e them per respekt te lexuesve te ketij portali ) se po qe per ty shume me teper kisha per te thene se e meriton . Z. Tufa nuk u perkul nga soji jot neper kampet e perqendrimit e jo me nga denigrimet e tua o buce e keqe , po mos u merzit se ti dhe fara jote e keqe jeni nje specie ne zhdukje . U shofte fara juaj e keqe , fara e komunizmit

  9. Ky Tufa mos eshte ai kari qe deshte te eleminonte filmat shqiptare te kohes se komunizmit me nje motivacion ordiner.

    1. Filmat e komunizmit JANE ordineriteti vete!
      Ata i kane sherbyer Partise per t’i mesuar popullit se Partia Jone Heroike e rrahu gjtihe boten me shpulla!

  10. RRESPEKTE AGRON TUFA….MOS U MERZIT DO TË VIJNË DITË TË MIRA EDHE PËR SHQIPËRINË E SHQIPTARËT……DJALLI I KUQ ËSHTË NË FUND TE FILMIT 75 VJECAR…..DO DUROJMË EDHE PAK….DEMOKRACIA E VËRTETË PO AFRON…POSHTË KELYSHET E KUQ !

    1. Shkrim i mesoi ca ve,mjeve si puna jote a gjysherve te tu, se eterve tane shkrim e shkollim i mesoi Viena, Roma, Stambolli, Bukureshti.
      Kurse atyre qe thua ti u ka mesuar kendim spiunimi vetem Moska bolshevike, or Druzhe!

  11. Z. .Tufa ne radhe Te par mbro familjen dhe Ke ber gjen e duhr se nga kjo qeveri kriminale nuk do kishe dal pa Te ber gjemen

  12. po mir o rrock kari, po ste pelqyn mos i shif, ne te tjeret kemi qef me i pa, me kujtu se cfare te ben diktatura kur i hap deren, me neverit te kaluaren, me kujtu aktoret e medhenj te ketij vendi, dhe njekohesisht me thene se pavaresisht diktatures, njerezit e bene nje pune, nje film, nje triller… ndryshe nga ti qe i lepin bolet agron tufes dhe sali rrumpalles

  13. po zviceranet nuk besoj qe jane bole qe ti japin ktij pacavures azil politik ne vitin 2020. ky eshte thjesht nje i prapambetur mendor, pervecse individ medioker, i fryre me mllef

  14. Ky ishte ai drejtoruci i salihut dhe mik i atij celos po i salihut qe e beri dhe shef kuadri ne atsh gjate viteve 2005-2009 qe pushonte nga puna punonjes qe nuk votonin salihun komunist,keto mire qe jane shpellkare por keto jane komunistet e fundit ne ballkan,njelloj si salih karaxhic berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu