• |
ide | kryesore

Komunikimi i çuditshëm i Drake me adoleshentet

Paparazzi, Slider



Fakti që reperi komunikon me dy vajza nën moshë është pak i çuditshëm, por edhe mund të justifikohet kur merr parasysh që janë në të njëjtën industri dhe ndoshta shërben si një vëlla i madh për to.

Pastaj është dhe kjo video nga viti 2010, kur Drake merr në skenë një vajzë nga publiku dhe e komplimenton, e prek dhe e puth edhe pasi merr vesh që ajo është vetëm 17 vjeçe. Vlejnë të përmenden dhe dy raste që shpjegojnë më qartë synimet e Drake me këto shoqëri të pazakonta me vajza të vogla.

Drake u njoh me Hailey Baldwin kur ajo ishte vetëm 14 vjeçe, i bënte dhurata të shumta, i kushtonte vëmendje, fliste me të. Kur ajo mbushi 18, u lidh me aktoren dhe modelen.

E njëjta gjë vlen edhe për Kylie Jenner, me të cilën ka qenë i fiksuar prej vitesh. Por, ata kanë një diferencë 10-vjeçare, Drake këndoi në ditëlindjen e saj të 16, ndërsa tani, që Kylie është 22, thuhet se janë lidhur bashke.

Gjasat janë që, duke krijuar shoqëri me këto vajza që në vitet e para të adoleshencës, Drake i hap rrugë vetes për t’u lidhur me to kur të jenë në moshë ligjore. Ndoshta disave s’iu duket ndonjë gjë e madhe, por një burrë 32-vjeçar që flet me adoleshente nuk duhet të jetë aspak normale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *