• |
ide | kryesore

Në kulmin e krizës së shkaktuar nga tërmeti, Rama zgjedh të enjten në Kuvend kryeprokurorin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në kulmin e krizës së krijuar nga tërmeti shkatërrues mazhoranca qeverisëse po shkon të zgjedhë pa shumë zhurmë kryeprokurorin e ri të republikës. Në seancën plenare të datës 5 dhjetor, në rendin e ditës është e përfshirë edhe kjo pikë.

“Projektvendim “Për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm”. pdf (Neni 148/a Kushtetutë, neni 35 i ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, votim i fshehtë, shumicë e cilësuar votash për miratim, 3/5 të të gjithë anëtarëve të Kuvendit). Koha e votimit”, thuhet në pikën 15 të rendit të ditës.

Duket se Edi Rama po shfrytëzon këtë moment, ku e gjithë vëmendja e opinionit publik është fokusuar tek tragjedia me 51 jetë të humbura, për të votuar në heshtje emrin e kryeprokurorit me mandat 7 vjecar.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka dërguar në Kuvend 3 kandidatë për kryeprokuror, saktësisht Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela.

©LAPSI.al



8 Comments

  1. Keni shume te drejte,shteti nuk duhet te funksionoje,ne sduhet te hame as buke,por te vajtojme te qajme e sajojme teori konspirative.Po zgjidhet emri i pare o tranguj dhe i pari nuk eshte me arta marku,apo fol fol dicka do ngelet.

  2. Eshte momenti ideal ,pertej loteve te krokodilit ne ERTV termeti ishte nje komardare shpetimi per psikopatin e surrelit , shum gjera do harrohen shum psilliqe te reja po projektohen

  3. hall me burre e hall pa burre/mjere ajo qe s’martohet kurre.Si ta doje Shkullaku me te djathten apo me ta majten…prandaj nuk i do njeri keta KAZANE.

    1. Po pse jeni kaq kokëloqe xhanëm, me çfarë ushqeheni që jeni kaq debila se nuk mësuat një koment tjetër vetëm këtij refreni të përhershëm, që ua zëntë harami e parazitizmi frymën.

  4. Nuk ju pelqen zgjedhja kushtetuse e prokurorit o shpellaret e pd,hall i madh ju ka kap,cfare lidhje ka kriza termet me jeten normale te njerzeve dhe institucioneve,ju doni qe te behet si meta qe nuk do te bej betimin e spakut,qe salihu lulzimja meta etj te vazhdojne te vjedhin,por ne pidh te semes do shkojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *