• |
ide | kryesore

Pallati i dëmtuar në Lezhë, PD: Sjellja e Lleshajt, kriminale

Lajme, Të fundit



Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas situatës në Lezhë ku një pallat 12-katësh është dëmtuar nga tërmeti dhe banorët janë të frikësuar, por që për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj nuk ka vend për panik. Madje, Lleshaj debatoi ashpër edhe me drejtorin e Urbanistikës të Bashkisë Lezhë, të cilit i kërkoi që të mos përhapte panik.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Bardhi thekson se sjellja e Lleshajt ishte e papërgjegjshme dhe kriminale. Sipas tij, qeveria kërkon të fshehë të vërtetën, duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Ai i bëri thirrje prokurorisë që të nisë hetimet ndaj ministrit të Brendshëm.

“Këta qeveritarë të papërgjegjshëm, me shpirt të korruptuar janë të njëjtët individë që detyruan ekspertët të ndryshonin aktet e verifikimit për dy pallatet në Thumanë, t’i vlerësonin ato si të banueshne, duke u bërë përgjegjës për humbjen e jetës së 24 qytetarëve.

Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet ndaj Ministrit të Brendshëm për intimidimin e ekspertëve dhe tentativën e tij për t’u fshehur banorëve të vërtetën. Kjo sjellje është jo vetëm papërgjegjshmëri kriminale, por edhe shpërdorim i pastër i detyrës!”, thekson Bardhi.

Reagimi i Bardhit
Sjellja e Ministrit të Brendshëm është jo vetëm e papërgjegjshme, por edhe kriminale! Ajo është dëshmi e gjallë se qeverisemi nga njerëz të pashpirt, që duan të fshehin të vërtetën, duke rrezikuar jetën e qytetarëve!

Drejtori i Urbanistikës së Lezhës me profesion inxhinjer, dëshmon se godina paraqet rrezikshmëri, por Ministri i Brendshëm e urdhëron të fshehë të vërtetën se banesat janë të rrezikshme për jetën e qytetarëve.

Këta qeveritarë të papërgjegjshëm, me shpirt të korruptuar janë të njëjtët individë që detyruan ekspertët të ndryshonin aktet e verifikimit për dy pallatet në Thumanë, t’i vlerësonin ato si të banueshne, duke u bërë përgjegjës për humbjen e jetës së 24 qytetarëve.

Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet ndaj Ministrit të Brendshëm për intimidimin e ekspertëve dhe tentativën e tij për t’u fshehur banorëve të vërtetën. Kjo sjellje është jo vetëm papërgjegjshmëri kriminale, por edhe shpërdorim i pastër i detyrës!



8 Comments

  1. Ai eshte thjesht nje robot qe telekomandohet nga xhelati shpirteror, Rama!
    Te tjere jane qen te rrahur, ky eshte robot ii lumtur me bateri e karikim.

  2. …..o thengjilli i mbuluar…..o skuthi i mirdites….. Si i ben presion zyrtarit te shtetit, mor pleh minister… As roje parkingu nuk te kisha vene…. Legen burre qe fryhet nga bodiguardet…

  3. Kot lodheni. Bardhi i thote prokurorise te hetoje Lleshin.
    Po ata ne nje poc pjerdhin.
    Kush do ta hetoje e me urdher te kujt. Po u bete bajate. Sa te jete Rama ata jane te paprekshem Marku Manja Balla Ruci Lleshi e gjithe persheshi.
    Populli vetem populli.

  4. Kryetari i frpd eshte i fejum gocen tan shkrelit. Per ata qe kujtojne se do sjellin ndryshim. Ne te vertet do promovojne njerzit e vet po u ndrrua partia, ama do thone ata u ben vet etj etj etj. Stabilitokracia evropiane merkeliane sorosiane. Ne grrrop o popull kar

  5. Osh xheneral lleshi or ti, i din te tena, merre vesh ene nga topat ene nga gropat, ju tu fol me nji xheneral qi bon ca ti thon nuk kukull ky or ti shoq, ki e din mire ca osh ka fol , xheneral burri i botes, posi. Dmth ko… kanari

  6. Tre dite zgjati cudia pd normale,tani nen udheheqjen e salih karaxhic berisha e filloje luluja dhe e mbylli gazi Geji qe mendjen e ka te palloshi i rames

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *