• |
ide | kryesore

PD i përgjigjet Ramës: S’ka kohë për foto

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama iu drejtua kreut të opozitës Lulzim Basha me një mesazh nga Londra duke mos i kursyer akuzat dhe ironinë.

“I dashur Lulzim, asgjë më të keqe s’mund të bëjë një politikan në këto ditë të zymta, se sa të kërkojë raste njerëzish ende të pasistemuar për t’i përdorur për politikë! Ka shumë akoma që duan dorën tonë dhe ngrohtësinë e kujtdo që mundet t’ua japë! Eja të bashkëpunojmë…

Mos u mjafto me fjalët e errëta e me pamjen që dukesh sikur e ke humbur ti shtëpinë, jo ata fatkeqë që kështu bëhen sfond mediatik, për të përcjellë zymtinë e politikës së stërvjetër, nē vend të ngrohtësisë njerëzore! Le t’i ndihmojmë së bashku me pak dritê, se zymti kanë boll?” – shkruan Rama.

Përgjigjen ia ktheu nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.

“Nuk eshte koha per foto te perbashket te politikaneve, por qe politika dhe politikanet te jete prane qytetareve! Opozita eshte ne sherbim te qytetareve dhe prane tyre. Qeveria ka nje detyrim: Te lere fjalet dhe te kaloje ne veprime konkrete. Qytetaret kane nevoje urgjente per zgjidhje. 150 milion dollare te ndara kete vit per 10 oligarket duhet t’i kalojne menjehere nevojes qe kane qytetaret per strehim! Koha nuk pret!” – shkruan Paloka.



2 Comments

  1. Per cfare e di Bashen ky. T’a perdore si lali Erin. Qeveria ka leket e ndihmat. Qeveria te lere 10 km rruge diku dhe problemi zgjidhet.
    Tani ka appartamente te lira me mijera qe mund te blihen e jo te pritet 2 ose 3 vjet sa te behen te rejat.
    Ndryshe ne 1979 qe appartam. beheshin me planifikim.
    Ky do te kapardiset neper njerez te vuajtur ne skaj duke patur ne gjunje dhe ate opozite qe nuk e njihte ne cdo takim qe bente.
    Po opozita tani duhet ti shkule dhemb e dhenbalke vetem per indiferencen midis 2 termetave mbi te gjitha qe gjeneroi humbje nerez vecanerisht femije e nena.
    Tallja me njerezit esht po aq e rende,prandaj te qepe gojen e te zhduket nga ekranet.

  2. Per ata oligarket qe te sherbyen ty pd,po ata jane qe paguan disa miliona por ju si pd nuk keni paguar asgje,o paloke mos luaj kete muaj bixhoz dhe ato para jep ja nje familjeje ne Lezhe aty ku je dhe deputet,por ju nuk keni bythe te shkeputeni nga salihu,bet gjoja sikur tre dite dhe u kthyet te Dum Baba

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *