• |
ide | kryesore

Rama – kryebashkiakëve: Asnjë lek për makina e kolltuqe, lëvizni me kalë!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Duke deklaruar se faza e rindërtimit në zonat e goditura nga tërmeti nuk do të prekë parametrat kryesorë të buxhetit, Rama ka dhënë ultimatum edhe në adresë të të zgjedhurve vendorë, lidhur me shpenzimet që do të bëhen.

Sipas Rames, rinderimi ne zonat e prekura nga termeti nuk kthehet në sfidë që të rindërtojmë këtë që u detyrohemi këtyre njerëzve dhe të godasim pjesën tjetër të popullsisë duke goditur ekonominë.

Sfida është, sipas Rames, që te bëhen të dyja, të sistemohen njerëzit dhe të mos preken parametrat e buxhetit dhe të mos hiqet dore nga objektivi për rritjen ekonomike.

Ne do të kalojmë si fazë të parë nga buxheti i 2020, 0.4% të PBB duke u siguruar që deficiti primar pozitiv të mbetet pozitiv, asnjë ndryshim parametrash që mund të kërcënojë qëndrueshmërinë e gjithë sistemit makroekonomik. Po studiohet edhe cilat fonde mund të transferohen.

Ka një zë që lidhet me të gjitha shpenzimet, në vitin e ardhshëm nuk do të blihet asnjë makinë, nuk do të pajisjet asnjë zyrë, nga ato që kanë qenë rutina dhe do të bllokohen blerjet e makinave, dollapëve, koltuqeve, TV-ve në të gjithë bashkitë e vendit. Kush do të jetë keq për makinë të gjejë një kalë edhe nuk ka problem, kryetar bashkish me kuaj do të ishin një inovacion ekologjik. Edhe sidomos kryetarët e njëzive administrative do të ishin të mirëseardhur në komunitet, qe te mos levizin me vetura neper qendrat e qyteteve”, tha Rama.



16 Comments

  1. E cfare trapi e kemi ket kryeminister,Me mire nje veture o rrusho se sa te bejme stalla kuajsh,te gjerjme stallier,te gjejme tagji e ku di une.Ja thek mire ekonomise.Te lumte zavza

  2. Sikur po levizin ne kembe ata
    . Apo ky i lejon ata qe ikin te marrin dhe makinat me vete.
    Ju lumte bytha jetoni ne lluks te papare si ne perralla mbi hallet e ketij populli. Buka e tij ju vrafte o zot.

  3. Është krejtësisht normale që katastrofat natyrore, uraganet, përmbytjet, vullkanet e veçanërisht tërmetet e fuqishme të ngjallin panik në popull.
    Por ky panik shtohet më shumë në një popull, kur ka një qeveri për të cilën e ka humbur besimin.
    Kur një kryeministër del në publik e në vend që me qetësinë e tij, me burrërinë, seriozitetin e zgjuarsinë por edhe me transparencë , del e bën skena teatrore me monologje ordinere, me shfaqje nervozizmi e mospërmbajtje duke bërë sher me hallexhijtë e me mediat e deri me zëvendësit e tij, pra me të gjithë, njerëzit në vend që të qetësohen e të ndërgjegjësohen, se në këto situata duhet të funksionojë arsyeja, i kap më shumë paniku.
    Se ku e çoi Shqipërinë modeli qeverisës i “Rilindjes” alla Rama, dëshmia më e kjartë e dështimit ishin protestat e fuqishme të studentëve, banorëve të Tiranës që “tërmeti” Rama i nxorri me forcë nga shtëpitë për tjua prishur ato në prag të dimrit, protestat e gjata të mbrojtësve të teatrit kombëtar, që ai pretendonte se një tërmet i vogël do ta rafshonte e që rezultoi e kundërta, protestat e fuqishme të fermerëve që hidhnin produktet e tyre ngaqë nuk ka shtet që të zgjidhë organizimin e tregëtimit e shitjes së tyre, demostratat e fuqishme të qindra mijë shqiptarëve që ju bashkuan thirrjes së opozitës “Rama ik”.
    E dëgjova sot Ramën që të dalë përsëri me fjalën “Rilindje” që është shndëruar me nocionin shkatërim, se edhe për evitimet e pasojave të tërmetit, të gjithë duhet të zbatojnë vetëm idetë e tij “rilindase”.
    Me kryeneçësi deklaroi se nuk do të bëjë ndryshime në buxhetin e shtetit e do të realizojë konçesionet apo PPP e tij të famëshme me një kosto të lartë për disa dekada për xhepat e taksapaguesve shqiptarë, edhe pa ndodhur tërmeti.
    Ju përvesh “kryetarëve të bashkive” që të mos blejnë makina por të udhëtojnë me kalë, duke haruar që vetë si kryetar bashkie e si kryeministër ka harxhuar shuma të mëdha të taksapaguesve, për të “modernizuar” zyrat e tij, pa dhënë asnjë informacion se sa ka harxhuar e prej nga i ka ndarë ato para.

  4. …..mire se po vijne ne kryeqytet me kale, por a do i lejoje Lali Eri?? Se eshte pastertor shume ai….. Ai sikur do te taksonte edhe kaken e qenve te luksit (premtimi i pare ne krye te bashkise)!!! Po nese i thua ti qe t’i pranoje kuajt e ben ai….. Ashtu sic doli te lyeje edhe shkallen ne 4.30 te mengjesit!!!!

  5. E ore maskara km deshe tepsi, kusi , timon , pidhin e sateme qar do me more gerdall gomar i thinjur na e shpife more rrace e piste po largohu nga ekrani mo se na e shpife per gjith jete mos te te shofim tv se kupton akoma se e ke tepruar pa mas ore mut muti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *