• |
ide | kryesore

Strategu Gjoka, gjashtë vende të rikuperuara, në shtatë javë, me Shkëndijën

Sport

Shkëndija rikthehet fuqishëm në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, duke rikuperuar gjashtë pozicione, nga koha kur në pankinën tetovare u ul tekniku Ernest Gjoka. Suksesi i fundit, pokeri ndaj Shkupit, e ka ngjitur skuadrën në vendin e dytë të renditjes, me 27 pikë në shoqërinë e Akademija Pandev. Për të synuar titullin misioni nuk është kaq i thjeshtë sepse Vardar ka avantazhin e tetë pikëve, edhe pse kampionati ka edhe 19 javë deri në përfundim.


Në fakt, një shenjë, kryesuesve të kampionatit, Shkëndija e Gjokës ia ka dhënë në Kupën e Maqedonisë, kur e mundi 1-0 duke e eleminuar Vardarin, që në këtë mënyrë është i paralajmëruar. Katër fitore, dy humbje dhe një barazim ka arritur në kampionat ish-tekniku i Kukësit, duke rikthyer kështu formacionin tetovar në majën e futbollit maqedonas. Me qetësinë që e karakterizon, me frymën e grupit dhe idetë inovative, Gjoka ka mundur ti injektojë skuadrës dozën e besimit që sic duket mungonte në dhomat e zhveshjes.


Me grupin e lojtarëve në dispozicion Gjoka arriti të transformojë Shkëndijën në një skuadër grintoze, e të etur për fitore, ndërsa në prag të dritares së merkatos në janar, situata mund të përmirësohet edhe më shumë, aq sa tetë pikët që e ndajnë nga Vardari kryesues, të mos duken të pakalueshme…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *