• |
ide | kryesore

Tërmeti/ Meta zbulon katër kërkesat për Ramën

Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenti Ilir Meta zbuloi katër kërkesat që i ka drejtuar qeverisë pas takimit me pedagogët dhe drejtuesit shkencorë, lidhur me situatën e krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Mesazhi i Metës:

Pas takimit me pedagogët dhe drejtuesit shkencorë, lidhur me situatën e krijuar pas tërmetit, i kam kërkuar sot Qeverisë:

– Fillimin e punës sa më parë, për azhornimin dhe kompletimin e një Harte të re Fizike të Riskut për Shqipërinë në të cilën do të përfshihen dhe saktësohen zonat me rrezik sizmik, si dhe të gjitha territoret e kërcënuara nga erozionet, përmbytjet, rrëshqitjet, zjarrjet, etj;

– Zbatimin e detyrueshëm në të gjithë territorin e vendit të sistemit të eurokodeve në ndërtimet civile dhe objektet e banimit, pa asnjë përjashtim;

– Plotësimin e legjislacionit të planifikimit urban me elementë të rinj sigurie, sipas procedurave bashkëkohore, në projektimin dhe ndërtimin e objekteve të ndërtimit;

– Në kuadër të rishikimit të Buxhetit 2020, për përballimin e pasojave tepër të rënda, duhet të planifikohet edhe mbështetja e domosdoshme financiare për institucionet përkatëse të kërkimit shkencor.

4 Comments

  1. Ky eshte nje karuc,jep direktiva sikur Ducja,KY Bufone aty ka qene Duke vjedhur dhe nuk cau sumen per asgje.Si ne ikje qe eshte mendon si I varfer por jeton si borgjez

  2. E vërtetë…ato eurokodet e ndërtimit duhen me patjetër….që ti dhe langot e të mund tu dyfishoni rryshfetin nga ndërtuesit…..nga 700mijë evro ta bëni 1.400 mijë

  3. Perse ja kerkon Rames, kur ke patur mundesi ta besh vete kete kur ishe Kryeminister, jo se me plas trapi per kryekurven mavi. 4 vjet me Ramen KM kishe Ministrine e Infrastruktures dhe Transportit, perse nuk u bere pioner dhe ti fusje keto eurokode, dhe tani del e ben iniciatorin ne kohe fatkeqesish. Boll se na lodhet, ajo qe duhet te beni eshte te dorehiqeni dhe ti hapni rrugen atyre qe me te vertete duan te bejne shtet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu