• |
ide | kryesore

Tërmeti/ Prokuroria e Tiranës ‘ngrin’ shembjen e ndërtesave

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ditë pasi prokuroria e Tiranës njoftoi se ka nisur hetimet prej pak ditësh lidhur me ndërtesat e dëmtuara si pasojë e tërmetit të fortë që goditi vendin të martën e shkuar, akuza i është drejtuar me një shkresë të dytë brenda pak ditësh bashkisë së Tiranës ku i kërkon listën e plotë të banesave të prekura nga tërmeti dhe në të cilat janë konstatuar dëmtime.

Kërkesat mbajnë datat 27 nëntor dhe 2 dhjetor.

Prokuroria porosit bashkinë dhe policinë që të mos kryejnë asnjë veprim pa praninë e prokurorëve.

‘Për nevoja të kryerjes së veprimeve hetimore në fuksion të procesit penal kërkojmë.

1- Listën e plotë të ndërtimeve (banesave) të evidentuara nga ana juaj si të prekur nga tërmeti dhe për të cilat janë konstatuar dëmtime

2- Për çdo lloj situate në të cilën është konstatuar dëmtim dhe është vendosur prishja e ndërtimit, të njoftohet paraprakisht Prokuroria e cila vë në dispozicion grupin hetimor me qëllim kryerjen e hetimeve.

3- Dokumentacionin e plotë tekniko-ligjor të ndërtesave apo banesave në të cilat janë konstatuar dëmtime nga tërmeti’.

Hetimi nga Prokuroria e Tiranës ka nisur që më 27 nëntor dhe deri më tani sipas burimeve në organin e akuzës nuk ka mbërritur asnjë informacion.

Në kërkesën e dytë drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elizabeta Imeraj  i ka lënë afat bashkisë deri më 5 dhjetor që të depozitojë të gjithë informacionin mbi këto ndërtesa.

Lexo më tej: 



5 Comments

  1. Shume bukur po shikoni ne gjithe qytetin ligjeshmerine e ngritjes se kateve mbi projekt.
    Elisabeta me pamje dhe emer te bukur shpresojme tek ti.

  2. Nuk shkohet ne sallen e Gjyqit vetem me fotografi.

    Fotografia dhe video nuk eshte prove.

    Duhet akt ekspertimi. Po tallin bythen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *