Një ditë pasi prokuroria e Tiranës njoftoi se ka nisur hetimet prej pak ditësh lidhur me ndërtesat e dëmtuara si pasojë e tërmetit të fortë që goditi vendin të martën e shkuar, akuza i është drejtuar me një shkresë të dytë brenda pak ditësh bashkisë së Tiranës ku i kërkon listën e plotë të banesave të prekura nga tërmeti dhe në të cilat janë konstatuar dëmtime.
Kërkesat mbajnë datat 27 nëntor dhe 2 dhjetor.
Prokuroria porosit bashkinë dhe policinë që të mos kryejnë asnjë veprim pa praninë e prokurorëve.
‘Për nevoja të kryerjes së veprimeve hetimore në fuksion të procesit penal kërkojmë.
1- Listën e plotë të ndërtimeve (banesave) të evidentuara nga ana juaj si të prekur nga tërmeti dhe për të cilat janë konstatuar dëmtime
2- Për çdo lloj situate në të cilën është konstatuar dëmtim dhe është vendosur prishja e ndërtimit, të njoftohet paraprakisht Prokuroria e cila vë në dispozicion grupin hetimor me qëllim kryerjen e hetimeve.
3- Dokumentacionin e plotë tekniko-ligjor të ndërtesave apo banesave në të cilat janë konstatuar dëmtime nga tërmeti’.
Hetimi nga Prokuroria e Tiranës ka nisur që më 27 nëntor dhe deri më tani sipas burimeve në organin e akuzës nuk ka mbërritur asnjë informacion.
Në kërkesën e dytë drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elizabeta Imeraj i ka lënë afat bashkisë deri më 5 dhjetor që të depozitojë të gjithë informacionin mbi këto ndërtesa.
Lexo më tej:
Shume bukur po shikoni ne gjithe qytetin ligjeshmerine e ngritjes se kateve mbi projekt.
Elisabeta me pamje dhe emer te bukur shpresojme tek ti.
Kurse Prokuroria e Xhuxhit “shemb ngrirjen” e ndertesave……
Prokurori e pavarur.
Nuk shkohet ne sallen e Gjyqit vetem me fotografi.
Fotografia dhe video nuk eshte prove.
Duhet akt ekspertimi. Po tallin bythen.
Ore Po sadriu e du kete urxher Apo jo ai Po vazhdon Po prish 2 kate shtes pao dylber ki