• |
ide | kryesore

Tërmeti/ Rama i përgjigjet opozitës dhe lë shtegun e hapur: Hajde në tryezë!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish liderit të PD-së, Lulzim Bashës, i cili propozoi dje tre pika për menaxhimin e situatës shkatërruese të krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Shefi i qeverisë i cilësoi kërkesat e opozitës pa vizion, por sërish la derën hapur duke e ftuar opozitën në tryezë për të shqyrtuar idetë në përballimin e katastrofës natyrore.

“Opozita jo vetëm që nuk është ulur në tryezë, ku ne jemi për të përballua idetë. Këtu nuk është situatë që të grindemi se kush e ka idenë më të bukur, por kjo është se si të bëhet më mirë. Deri tani jemi njohur  me tre pika që do të qenkan zgjidhja dhe është komponent i gjithë ekranit të ditës, fillon dita duke qarë , duke u gajasur dhe duke  qeshur. Këto tre pikat janë një ushqim për buzëqeshjen, nuk dua të them  po gajasen , sepse nuk duhet të ndjehen keq kolegët e opozitës. Të thuash të mblidhen 500 inxhinierë, pse kaq? Pse jo 600, pse jo 450. Pika e dytë: të bëhet urgjentë identifikimi i dëmeve. Po bëhet. Kemi ngritur gjithë dynjanë në këmbë. Është bërë Durrësi si lagjja para OKB, që sheh lloj lloj rracash dhe dëgjon të gjitha gjuhët. Pika e tretë është qamet. Të mos financohen oligarkët. Vazhdon loja. Të ndalohet financimi oligarkëve dhe 150 mln që do i marrin aty, t’i marrë populli. Dmth të ndalojmë kontrollin shëndetësor bazë falas, që e paguajmë ne nga i cili përfitojnë qytetarët. Të ndalojmë shërbimet e dializës. Të ndalojmë shërbimit mjeteve spitalore, dhe tu themi njerëzve se barkun do t’ua hapim me gërshërë dhe do t’ua  qepim me makinë qepëse. Të ndalojmë edhe rrugën e Arbrit. Dmth të ndalojmë të gjithë shërbimet, Pse? Sepse nuk kanë fantazi më shumë se kaq. I ftoj të vijnë në tryezë dhe të dëgjojmë idenë. Ta shohim njëri tjetrin si bashkëpunëtorë në këtë proces”-tha shefi i qeverisë.



9 Comments

  1. “Ra nje mort e u pame” eshte titulli i nje libri te Kaderase. Ka rene mort te qeveria jote Rame. Dili per zot mortit e trego se çfare je i afte per te bere. Te lutem vetem mos na bej shoun e radhes se jemi ne mort e ste ka hije. Ato spektakle televizive te tipit shou men te moren ne sysh.

  2. QYAMETI TE MBULOFT PO QYAMET ESHTE AJO QE NDOSHI PER POPULLIN NDRSA PER TY ESHT QYAMET PAKSIMI I LEKEVE TE OLIGARTEVE GJE QE( PERKTHEHET PAKSIM TE LEKEVE PER TY) QYAMET PER TY KY ESHTE.

  3. Varja, ky kujto se po lu kukamcefti.. Ben gabim Basha nese i pergjigjet ketij ..nuk eshte dinak, eshte thjesht budalla!

  4. Pasi mori tepsine, kusine, timonin. Pasi krijoi opoziten e re te cilen sot po e hedh ne kosh njelloj sic hedh te gjithe ata qe i kane sherbyer kur nuk i duhen me ose perbejne problem per te. Pasi hodhi poshte propozimin per nderprerjen e koncesioneve dhe doli me teorine qe do te ndertojme 2 lagje te reja, por jo si periferine e rremujshme te Parisit. Pasi i tall me kryetarin e bashkise se tironcve (meqe ra fjala, a e leu lali shkallen e pallatit sot ne mengjes sipas urdhrit te padronit te tij?). Pasi beri c’eshte e mundur per te treguar se eshte ai qe vendos, firmos dhe vulos, tani kerkon opoziten (jo ate parlamentare se nuk e lejon subkoshienca), therret perseri opoziten per ”ndare hallet e Shqiperise”. A ka fyerje me te madhe per inteligjencen e shqiptareve jo b….lepires?

  5. Ik tako ate deputeten injorante qe lexonte me rrokje si ne klase te dyte. E harrove balten qe hodhe mbi opoziten e vertete apo ti e ha turpin me buke si gjithmone

  6. Basha do te beje gabimin me te madh nese ulet ne tryeze. Rama i donte te gjitha pushtetet vete, mori dhe pushtetin lokal qyl. Tani populli ti kerkoje llogari pasi ai i ka te gjitha pushtetet, opozita nuk ka asgje. Tani ne panik nga pesha e pergjegjesise, kerkon opoziten ne tryeze qe to ndaje pergjegjesine – jo, jo ,jo Pergjegjesite i ka pushteti qendror dhe lokal, dilni zot tani!

  7. Asgje nga ato qe thote Basha mos bej, o qen rrugesh. Jepi te demtuarve nje pjese te parave nga ato milarda qe ke vjedhur ti dhe doçerit qe te mbeshtesin, dhe problemi zgjidhet. O! krijese e ndyre e llumit njerezor! Them llumi njerezor sepse vetem ai eshte i zoti te vjelle nje te prcudnuar si ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *