“I dashur Virgil, kur të fitosh tituj që kanë vërtetë rëndësi do të flasim. Nga këto, Ronaldo ka pesë”. Topi i Artë ka shpërthyer në rrjetet sociale tërbimin e motrës së sulmuesit portugez, Katia Aveiro, që ka sulmuar lojtarin e Liverpool Van Dijk, sipas mendimit të saj, ‘fajtor’ për batutën në dëm të Ronaldos, përpara hyrjes në ceremoninë për trofeun e dëshiruar.
“Mendoj se shumë persona jetojnë të ndrydhur e jashtë realitetit – pretendon në Instagram ajo – Shiko, i dashur Virgil, Cristiano Ronaldo ka qenë një kampion në vendin ku ti luan prej vitesh, ka qenë edhe shënuesi më i mirë i Premier League. Kur të fitosh ca nga titujt që ka fituar ai, mund të jesh në gjendje të ulesh në tavolinë me Cristianon”.
A post shared by Katia Aveiro (@katiaaveirooficial) on
VAN DIJK: “NDAJ CR7 ISHTE VETËM NJË BATUTË”
Pas polemikave e reagimit të ashpër të familjes së Ronaldo, Van Dijk i hedh ujë zjarrit, duke tentuar të ulë tonet e të fshijë cështjen. “Përshëndetje Piers, nëse nuk do të futeshe edhe ti në kaosin e mediave sociale e të dëgjoje plotësisht intervistën do e kishe kuptuar se bëhej fjalë për një batutë, unë i respektoj të dy (Cristiano Ronaldo e Messi)”, ka shkruar mbrojtësi i Liverpool në Twitter, duke iu përgjigjur gazetarit britanik Piers Morgan.