• |
ide | kryesore

Video/ Rematch në shkretëtirë: Joshua, përfitim rekord, 85 milionë për duelin me Ruiz

F1, Sport, Video



Do të luftojnë në shkretëtirë, në rrënojat e Diriyah antik, kryeqyteti i parë i Mbretërisë së Arabisë Saudite. Do të luftojnë për titullin botëror të peshave të rënda, pavarësisht kritikave. Do të luftojnë gjithashtu edhe për shumë para, sidomos Anthony Joshua. Britaniku të shtunën në orën 21 me vendin tonë, kur të ngjitet në arenën e improvizuar para 16.000 spektatorëve, ndërtuar në harkun e dy muajve në dunat e shkretëtirës saudite, do të fusë në xhep 85 milionë dollarë për të sfiduar edhe njëherë Andy Ruiz Jr, që në 1 qershor i rrëmbeu surprizisht gjerdanët e peshave të rënda në Madison Square Garden në New York. Për kampionin e botës arkëtimi do të jetë “vetëm” 13 milionë.

Përfitimi i Joshua për këtë ndeshje, që dollarët e naftës saudite e shpërngulën nga Cardiff në Diriyah nuk është më i larti në historinë e boksit. Është i katërti i të gjitha kohërave, në fakt: para tij janë 275 milionët që Floyd Mayweather mori për tu ndeshur në ring me Connor McGregor (që u kompensua me 85); 180 që po Mayweather futi në xhep për sfidën me Manny Pacquiao, që në atë duel u detyrua të “kënaqej” me 120 milionë.

Në fakt, Joshua fitoi 30 milionë, nga 55 që ishin në fillim, me ndeshjen në shkretëtirë. “Sigurisht nuk do të futen të gjitha në xhepin tim – tha AJ, që është bërë boksieri britanik më i paguar i historisë -. Mes taksave e shpërblimeve për trajnerët e preparatorëve, do të më mbeten rreth 30 ose 40%”. Edhe Ruiz ka patur një rritje shpërblimi për të sfiduar Joshua në dunat e rërës: të ardhurat e tij kaluan nga 9 në 13 milionë dollarë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *