• |
ide | kryesore

Zbulimi tronditës i Chiellini: “Në 2018 Real Madrid i vodhi Topin e Artë CR7”

Sport



Në kohën kur Lionel Messi feston Topin e Artë të gjashtë në karrierë, mendon Giorgio Chiellini të lëshojë një “bombë” mbi trofeun prestigjoz të dorëzuar nga France Football e të “mbrojë” CR7. Me 12 muaj vonesë, kapiteni i Juventus ka lëshuar akuza të rënda kundër Real Madrid, duke thënë se klubi ka influencuar votimin në 2018. “Topi i Artë për Messi këtë vit mund të jetë i drejtë, vjedhja e vërtetë është bërë vitin e kaluar – ka deklaruar mbrojtësi -. Real Madrid vendosi të mos e fitonte Ronaldo”.

Fjalë të rënda, të destinuara të bëjnë shumë zhurmë në ditët e ardhshme. Pak sepse drejtojnë gishtin nga Blancos, e pak sepse vënë në dyshim serioz rregullsinë e dorëzimit të Topit të Artë. “Ishte e cuditshme, sipas logjikës së këtij viti, në 2018 duhet ta kishte fituar Griezmann ose Pogba apo Mbappé që kishin fituar Botërorin me Francën – vazhdoi Chiellini, duke ngritur dozën e akuzave, e duke shpjeguar teorinë e tij -. Real nuk donte ta fitonte Ronaldo sepse nuk ishte më një lojtar i tyre”. E tani pritet replica nga Merengues.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *