• |
ide | kryesore

107-vjetori i Forcave të Armatosura, Ilir Meta: Tërmeti nxori në pah nevojën e modernizimit të saj

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh për Forcat e Armatosura, që përvjetori i 107-të i gjen ata në krye të solidaritetit me qytetarët  e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Meta thotë se ndodhet krenarë për djemtë dhe vajzat me uniformë, ndërsa shton faktin se tërmeti i të martës nxori në pah se ka ardhur koha për një modernizim të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Postimi i Presidentit:

Me konsideratat më të larta, ju shpreh sot urimet më të ngrohta të gjithë burrave dhe grave në uniformë të Forcave tona të Armatosura, me rastin e 107-vjetorit të Ushtrisë Shqiptare!

Falenderim dhe mirënjohje për kontributet e vyera, përkushtimin heroik dhe sakrificat sublime për mbrojtjen e Atdheut dhe Sigurisë Kombëtare, për operacionet humanitare e paqeruajtëse, si dhe për garantimin e lirisë, paqes e stabilitetit kudo në botë, nën flamurin e NATO-s.

Ky 107-vjetor, i gjen Forcat tona të Armatosura, në krye të solidaritetit dhe ndihmës për vëllezërit e motrat shqiptare të prekur rëndë nga pasojat e tërmetit tragjik, duke spikatur me profesionalizmin, përkushtimin dhe dashurinë për të shpëtuar banorët e mbetur nën rrënojat e kësaj fatkeqësie natyrore shkatërrimtare, që nxorri në pah dhe domosdoshmërinë e modernizimit të mëtejshëm të ushtrisë shqiptare.

Zoti i bekoftë ushtarakët shqiptarë!

Lavdi dëshmorëve që dhanë jetën për Atdhe dhe Flamur! ??



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *