• |
ide | kryesore

Akuzohej nga gruaja për dhunë seksuale ndaj së bijës, merret vendimi për ish-portierin e Lazio

Sport



Makthi i tmerrshëm që ka zgjatur 8 vjet më në fund ka mbaruar. Matteo Sereni, 44 vjec, ish-portieri i Sampdoria, Lazio e Torino, është liruar në Torino nga akuzat për ngacmim seksual ndaj së bijës në atë kohë minorene. Sereni ishte denoncuar nga ish-gruaja në nëntor 2011 në përfundim të një divorci të acaruar e në qershor 2015 ishte dënuar 3 vjet e 6 muaj heqje lirie, përvec humbjes së atësisë.

Pas shkallës së parë në Gjykatën e Tempio Pausania, është zhvilluar seanca në Gjykatën e Apelit në Sassari, që i dërgoi aktet në Torino, për kompetencë territoriale, ku edhe ka ardhur clirimi nga akuzat në ngarkim të tij.

Këto janë motivimet e gjyqtares së cashtjes, e cila i jep fund mosmarrëveshjes shumë të gjatë. “Nuk ka dyshim, në të vërtetë, në çështjen e të miturve, problemi nuk është aq shumë dhe vetëm aftësia për të raportuar atë që kanë dëshmuar, por pikërisht formimi i kujtesës, duke qenë në gjendje të kenë” kujtime të rreme” të përcaktuara nga tregimi i ngjarjes, i bërë me kalimin e kohës nga të rriturit e referencës, nga cilësia dhe pritshmëritë e personit që shtron pyetjen, nga marrëdhëniet që lidhin të rriturin dhe fëmijën”.



1 Comment

  1. “Nuk ka dyshim, në të vërtetë, në çështjen e të miturve, problemi nuk është aq shumë dhe vetëm aftësia për të raportuar atë që kanë dëshmuar, por pikërisht formimi i kujtesës, duke qenë në gjendje të kenë” kujtime të rreme” të përcaktuara nga tregimi i ngjarjes, i bërë me kalimin e kohës nga të rriturit e referencës, nga cilësia dhe pritshmëritë e personit që shtron pyetjen, nga marrëdhëniet që lidhin të rriturin dhe fëmijën”.

    Kte fjali idiote, as ai qe e ka shkruar nuk e kuton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *