• |
ide | kryesore

Challenge Cup/ Trajneri Tomorri në Dubai, Partizani ‘shkrihet’ nga Erzeni 3-0 edhe në kthim

Sport



Erzeni është kualifikuar në raundin tjetër të CEV Challenge Cup, duke shkatërruar 3-0 Partizanin në përplasjen europiane në volejboll për meshkuj, edhe në ndeshjen e dytë. Skuadra e Sakos e ka siguruar përballjen e ardhshme me Poëer Voley Milano, pas dy seteve të para të marra, por e kompletoi misionin duke marrë krejt ndeshjen pa humbur asnjë set përballë skuadrës kryeqytetase, që e privuar nga trajneri Ylli Tomorri, që kishte udhëtuar drejt Dubait, nuk ka mundur dot të bëjë rezistencë: “Është shumë e vështirë të zëvendësohet në pankinë Tomorri – tha pas ndeshjes ndihmës trajneri i Partizanit, Tukseferi -, sepse nuk është vetëm një njeri, por duhet zëvendësuar një institucion”.

Erzeni është imponuar në setin e parë 25-19, ka fituar të dytin me të njëjtin rezultat dhe të tretin 26-24, duke shkuar tashmë drejt sfidës me italianët e Poëer Voley Milano një prej skuadrave pretendente për të fituar trofeun. Italianët kanë kërkuar madje për shkak të gjendjes në vendin tonë, që të dy ndeshjet të luhen në Milano, gjë që ka gjetur aprovimin e shijakasve: “Duke parë situatën tonë financiare, në kohën kur edhe kemi dhënë kontributin tonë financiar për të prekurit nga tërmeti – tha tekniku i Erzenit Arben Sako -, kemi pranuar që ti luajmë të dyja ndeshjet në Milano. Por të jeni të sigurtë se do të shkojmë aty për të promovuar në mënyrë të denjë volejbollin shqiptar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *