• |
ide | kryesore

Detajet/ U kap me një 1 ton marijuanë, i vrasin vëllanë në Tepelenë

Lajme, Të fundit



Dalin detaje të reja për atentatin e ndodhur pasditen e së mërkurës në Tepelenë. Persona të paidentikuar kanë qëlluar Artur Breshën që punonte roje në një firmë inertesh duke e lënë të vdekur. Më pas kanë qëlluar ndaj vëllait të tij, Artan Breshës në ambientet e një dyqani duke e plagosur atë. I plagosuri është një emër i njohur për policinë pasi në 2017 u ndalua nga policia e Gjirokastrës me 1 ton kanabis.

“Lënda narkotike ishte vendosur në brendësi të furgonit me targa TP 0765 B dhe po udhëtonte në drejtimit të Sarandës. Policia u vu në ndjekje të trafikantëve, duke bërë të mundur arrestimin e njërit prej tyre, Artan Bresha, 35 vjeç, nga Tepelena, ndërsa tre personat e tjerë u larguan, tashmë të shpallur në kërkim/ Nga këqyrja që iu bë furgonin rezultoi se në to ishin vendosur 400 pako me pesha të ndryshme, të mbështjella me letër natriban, ndërsa e gjithë sasia e lëndës narkotike arrinte 1 ton”, – thuhej në komunikatën e policisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *