• |
ide | kryesore

Dhurata Dora, bashkëpunim me Maitre Gims

Paparazzi, Slider



Dhurata Dora ka gati një tjetër bashkëpunim ndërkombëtar.

Kësaj radhe, Dhurata ka bashkëpunuar me Maitre Gims, këngëtarin francez që numëron miliona klikime në “Youtube” e platforma të tjera muzikore. Lajmin e ka bërë të ditur DJ Assad i cili punon me artistin francez dhe të tjerë si Ozuna dhe J Balvin.

Assad na zbulon se kënga do dalë me videoklip më 6 dhjetor si dhe titullohet “Te Quiero”.

Diçka e madhe po vjen. Ju njoftoj se në 6 dhjetor do të zbulojmë pjesën e fundit të këtij albumi. Krenar që jam pjesë e një projekti që mbyll karrierën 10-vjeçare të francezit numër 1,” shkruan ai. “Mezi pres të dëgjoni ‘Te Quiero’ të Maitre Gims dhe Dhurata Dorës. Kjo këngë do të jetë padyshim një nga hitet e 2020-s”,- shkruan Dj në Instagram.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *