• |
ide | kryesore

FOTO/ Kush janë 2 vëllezërit që iu bë atentat në Tepelenë (video nga vendngjarja)

Lajme, Të fundit

Një atentat me armë zjarri kallashnikov ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Tepelenë. Viktima është Artur Bresha që punonte si roje në kantierin e bajpasit të Tepelenës. Atentatorët kanë qëlluar me breshëri në drejtim të tij duke e lënë të vdekur në vend pranë kabinës ku qëndronte.

Burime të lapsi.al thanë se më pas autorët kanë marrë makinën e viktimës një Benz 2000 dhe kanë shkuar pranë banesës së vëllait të tij, Artan Bresha të cilin e kanë gjetur në rrugë. Kanë hapur zjarr edhe ndaj tij, por kanë mundur vetëm ta plagosin. Më pas autorët janë larguar në drejtim të paditur. Dyshohet se çështja lidhet me pazare droge, pasi i plagosuri është arrestuar në vitin 2017 me 1 ton kanabis nga policia e Gjirokastrës.

Majtas viktima Artur Bresha, djathtas vëllai i plagosur Artan Bresha

Për ngjarjen ka pasur edhe një reagim nga policia. Në një njoftim të saj thuhet se “në dalje të qytetit të Tepelenës, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A.B., rreth 47 vjeç, si dhe është plagosur në këmbë vëllai i tij, shtetasi A.B., rreth 43 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nga DVP Gjirokastër dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen ne autorëve.

Në ndihmë të Grupit të posaçëm hetimor janë nisur menjëherë edhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit. Në akset rrugore nacionale dhe ato rurale që lidhen ne qytetin e Tepelenës Policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli. Forca të shumta të Policisë Tepelenë dhe të D.V.P. Gjirokastër po bëjnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve” – shkruan policia. ©LAPSI.al

1 Comment

  1. ishte arrestuar me 1 ton marihuane ne gjirokaster 2 vjet me pare edhe ishte jashte dje
    kjo e mori me qafe se po te ishte ne burg ne bence do ishte akoma gjalle

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu