• |
ide | kryesore

Gjyshja e Kylie-t flet për ndarjen me Travis

Paparazzi, Slider



Në tetor, Kylie Jenner dhe Travis Scott konfirmuan se kanë vendosur të ndahen pas 2 vitesh bashkë. Vetë Kylie foli rreth ndarjes përmes një statusi në Twitter, pas spekulimeve se ajo dhe ish- i dashuri i saj Tyga, kishin nisur sërish takimet.

Pas gjithë ç’u tha dhe ç’është thënë deri më tani, njerëzit kishin nevojë për mendimin e një pale tjetër. Kush më mirë se gjyshja mund të ta komentojë ndarjen? Mamaja e Caitlyn Jenner, gjyshja 93-vjeçare e Kylie-it, e quajtur Esther është e para pjesëtare e familjes që flet me detaje për ndarjen Kylie- Travis dhe thotë diçka konkrete.

Gjatë intervistës së saj për Sun Online, Esther tha se “iu dhimbs” Kylie, pasi duk sikur justifikohej në çdo sekondë teksa i tregonte asaj për ndarjen me babain e vajzës. “Po më dhimbsej për pak Kylie pas ndarjes me të atin e vogëlushes. Por shumë shpejt, ajo i zbuti gjërat duke më thënë se të dy do të jenë prindër të mirë për vajzën. Sikur donte të mbrohej.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *