• |
ide | kryesore

Godina e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave jashtë funksionit nga tërmeti

Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga tërmeti i 26 nëntorit dëmtime të shumta janë konstatuar në godinën e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Sipas akt konstatimit të  inspektorëve të Insitutit të Ndërtimit,  kjo godinë është jashtë funksionit. foto galeri foto galeri

Nga drejtuesit e këtij institucioni aktualisht janë marrë të gjitha masat për evaukimin  e punonjësve në godina të tjera, cka garanton mirëfunksionimin e punës dhe ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe biznesit. Nga DPD është miratuar “Manuali mbi mënyrën e funksionimit të sistemit doganor lidhur me deklarimin, verifikimin, kontrollin dhe çlirimin e mallrave në raste emergjence”. Është kryer transferimi i serverave pranë zyrave të AKSHI-t, si dhe është kryer zhvendosja e sektorëve kyç (VQ dhe SKAO) pranë zyrave të disponueshme në gjendje pune.

Të gjitha degët doganore kufitare, edhe të brendshme, në çdo moment kanë funksionuar me kapacitete të plota.



1 Comment

  1. Demtimi i kesaj godine, nuk perbene asnje problem, te prishet dhe te ndertohet nga e para, me parate qe do te sigurohen nga ndryshimi i zerit fodi i pagave, berja e tij, “0”, per vitin 2020, per DPD (duke perjashtuar vetem pastruesit dhe kategorite e ngjashme). Kjo le te sherbeje edhe si nje test, per kete kategori simbol, keni per te pare se ata do t’a pranojne kete kusht, ne shenje “solidariteti” me hallexhinjte, asnje nuk do te jape doreheqjen megjithese do te jene te detyruar qe te punojne papagese per 1 vit. Ky eshte nje test litmusi edhe per “gojet e keqia”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *