• |
ide | kryesore

Katar 2022/ Zhgënjehet Shqipëria, nuk ka Botëror nga Liga e Kombeve: ja formati i aprovuar

Sport



Liga e Kombeve ishte parë si një mundësi e jashtëzakonshme të paktën për Shqipërinë, për të shkuar në finalet e kampionatit Botëror të 2022, ashtu sikurse në fakt ishte konsideruar edhe për në Euro 2020, por formati i aprovuar nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s e ka zbehur krejtësisht shpresën për të qenë për herë të parë në histori në finalet e një Kupe Bote.

Duke pritur tashmë vlerësimin edhe nga FIFA, Komiteti Ekzekutiv i Uefa ka aprovuar sistemin e kualifikimit për të përcaktuar 13 skuadrat europiane që do të shkojnë në Kupën e Botës FIFA 2022. Dhjetë fitueset e grupeve të kualifikueseve do të shkojnë direkt në fazën finale.

Këto skuadra do të shoqërohen edhe nga fitueset e një raundi playoff-i, në të cilën do të marrin pjesë dhjetë të dytat e renditura në grupet kualifikues europiane dhe dy fitueset më të mirë të grupeve në klasifikimin e përgjithshëm të Nations League 2020/21, që nuk janë kualifikuar direkt për në fazën finale si fitues të grupeve kualifikues e nuk kanë marrë pjesë në ndeshjet e playoff si të dyta të renditura në grupe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *