• |
ide | kryesore

“Krime të vogla bashkëshortore” shfaqja që u prek nga tërmeti i 26 Nëntorit

F1, Paparazzi



“Krime të vogla bashkëshortore” është shafqje teatrale që u prek nga tërmeti. Aktorët e kësaj shfaqje u ngjitën në skenë në 25 nëntor, ku ishte dhe premiera, por nuk mundën të vijonin të merrnin duartrokitjet e publikut në netët e tjera.

Shfaqja teatrore e regjisores Andia Xhunga, që njihet për risitë dhe suksesin që sjell në skenën teatrale, pati premierën në datë 25 në muzeun etnografik të Durrës, por skena u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit dhe shfaqja u anulua.

Gjithçka ishte konceptuar si një teatër dhome me aktorët Indrit Çobani, Andia Xhunga dhe e mbështetur nga Ministria e Kulturës, ku aktorët dhe spektatorët rrinë brenda një dhome vetëm pak centimetra larg njëri-tjetrit, pa mjete ndihmëse si ndriçim, muzikë, etj,

Aktorët e zhvillojnë aksionin dramatik duke e zhveshur nga mjetet e teatrit tradicional, por që fatkeqësisht tëmreti e ndërpreu këtë komunikim unik.

Shpresojmë që jeta në Durrës t’i kthehet normalitetit, po ashtu edhe shfaqja do të jetë shumë shpejt pranë publikut.dosja.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *