• |
ide | kryesore

Një “tërmet”, që mund ta kishim evituar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Astrit Patozi

Shoqëritë e avancuara nuk presin asnjëherë që të bien tërmetet për t’u shkundur. Ato përgatiten t’i presin fatkeqësitë, duke u vetëlëkundur në çaste dhe në kohë normaliteti. Prandaj edhe nuk mbyten kurrë në një pikë ujë, kur tragjedia një ditë vjen.

Tek ne as që bëhet fjalë të ndodhë kjo, sepse nuk kemi asnjëherë kohë të mendojmë për të ardhmen, ngaqë jemi shumë të zënë për të mbyllur llogaritë e së tashmes. Të cilat gjithmonë dhe pa asnjë përjashtim firmosen sipas parimit “ai që ka topin, gjuan edhe penalltinë”.

Pikërisht për këtë arsye, një goditje tjetër që po kalojmë pas 26 nëntorit është gara e shpifur për klikime sot apo vota nesër mes atyre, të cilët më shumë se kushdo tjetër në këtë vend duhet të ulnin kokën e të kërkonin ndjesë. Qoftë duke heshtur apo edhe duke u lutur sinqerisht një herë të vetme në jetën e vet për viktimat e pafajshme të babëzisë, papërgjegjshmërisë dhe paaftësisë së tyre në gjithë këto vite.

E njërës palë, që po përpiqet më kot të na bindë se duhet t’i falemi Zotit për këtë qeveri, se ndryshe nuk do ta kishim përballuar dot të keqen, por edhe të tjerëve, që gati po na thonë se këtë tërmet e porositi vetë qeveria. Këtë “tërmetin” e fundit, të paktën, mund ta kishim evituar…

 



2 Comments

  1. ME PARAGRAFIN E FUNDIT DUKET SE E LEXONI SHUME MERO KURVEN . JU PASKA HEDH TRUT E GOMARIT AI GOMAR ME FYTYREN E NJE PIÇKE IDIOTE . PERVEÇKURVAVE MAVI ME PAGESE ASNJE NUK ARRINE AS TA MENDOJE DHE JO TA BESOJE NJE KURVELLIK TE TILLE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *