• |
ide | kryesore

Shformimi i Durrësit përmes pamjeve satelitore që nga 1985, si u ndërtua pa kriter në dekadat e fundit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Qarku i Durrësit është qarku i tretë më i madh në vend, ku jeton 10,1% e popullsisë së përgjithshme të Shqipërisë për vitin 2018. Kjo popullsi shtrihet në 3 nga 61 bashkitë e vendit. Durrësi, sikurse dhe Tirana, është qarku i vetëm që ka përjetuar një rritje të popullsisë nga migrimi i brendshëm neto.

Ish- Këneta e Durrësi është njëra prej lagjeve më informale të qytetit. Lëvizjet demografike bënë që të zhvendoseshin nga jugu në veri në një tokë që u projektua për tokë bujqësore. Punimet për bonifikimin e kësaj kënete filluan në vitin 1961 dhe përfunduan në vitin 1967. Pamjet satelitore të nxjerra nga Google Earth Timelapse, i cili është një projekt që të lejon që të shikosh ndryshimet e planetit që prej 1984, tregojnë se zona e Kënetës në Durrës, e cila ka një terren të dobët për ndërtime filloi të popullohej masivisht pas vitit 2010. Ndërsa në 2015-n ajo zonë ishte bërë njësh me qytetin e Durrësit. Për fat të keq, Ish-Këneta ishte një nga zonat më të prekura prej tërmetit të 26 nëntorit, ku u shënuan jetë të humbura.

Si u përfitua fusha e ish-Kënetës

Objektet kryesore që u ndërtuan në bazë të projekt idesë janë: hidrovori i Porto Romanos me ka 7 copë motopompa me kapacitet rreth 24 m3/ sek; kanali i ujërave të larta Spitallë, që mbledh ujërat e kodrave dhe i derdh me rrjedhje të lirë në Porto Romano; me gjatësi 7200 ml; kanali i ujërave të larta Shënavlash që mbledh ujërat e shirave te kodrave dhe i derdh me rrjedhje të lirë afër Shtëpisë së Pushimit te Ushtrisë në Plazhin e Durrësit me gjatësi 7800 m; mbrojtja e kënetës nga deti me argjinature me gjatësi 9200 ml; mbrojtja e kënetës nga lumi Erzen me argjinature (krahu i majtë) me gjatësi 4700 ml; kolektori kryesor kullues i kënetës që sjell ujërat e kullimit në hidrovorin e Porto Romanos me gjatësi 7883.60 ml; 26 kanale kulluese sekondare me gjatësi totale prej 39 164 ml. Me përfundimin e të gjitha objekteve të mësipërme për kullimin e kësaj fushe u përfituan 3050 ha tokë.

Popullimi i zonës së plazhit, shkulën pishat dhe ngulën pallatet

Durrësi, si qyteti i dytë më i madh në vend, pati një zgjerim pas viteve ’90. Në vitin 1985 Durrësi i ngjante një qyteti të mbledhur të ngritur rreth portit të Durrësit, i ndarë dukshëm nga Shkozeti, ndërsa në zonën e plazhit ndërtimet.

Plazhi me pisha i Durrësit ka mbetur si një kujtim nga e kaluara, të cilat na e rikthejnë pamjet satelitore të vitit 1985. Përgjatë vijës bregdetare janë edhe pishat. Gjurma e pishave në hartë vështirë të duket më pas viteve 2000, ku vendin e zuri betoni.

Pishat u prenë dhe vendin e tyre e zunë pallatet shumë katëshe në brezin e rërës, i cili edhe ky është një terren jo i qëndrueshëm për ndërtime.

Vetëm në 2018-n, numri i lejeve të reja të ndërtimit për banesa ishte 770, apo 47% më shumë se një vit më parë, ndërsa për sa i përket sipërfaqes së ndërtimeve për banesa, ajo u rrit me 70% në raport me një vit më parë.

132 leje ndërtimi janë dhënë për ndërtesa me tre ose më shumë kate, të cilat kanë një sipërfaqe prej 725 mijë metra katrorë, mesatarisht 5500 metra katrorë për secilën godinë të marrë leje për ndërtim. Ndërsa 10 leje janë dhënë për rezidenca për komunitetin, 290 leje janë dhënë për banesa me një kat dhe 338 janë leje për ndërtesa me dy kate. /monitor

 



7 Comments

  1. Ti gazekar qe shkruan,te pakten te shkruaje mbi ate qe shikon nga pamjet satelitore dhe jo te besh ate qe ben per dite duke shkruajtur sipas porosise se shkullakut,qe te mbrosh salihun durresi sipas satelitit tregon qe 2005 eshte fillimi i prurjeve te popullates nga veriu ne kenete ate qe beri me bathoren ne tirane,kjo shpjegohet se salihut i duheshin vota,por me durresin interesi ishte dhe porti i tij per levizjene droges nga njerzit e tij verior,shikoni kush e ka mare komanden ne port dhe polici vetem te besuarit e salihut nga veriu,nje njeriut i interesonte shkatarrimi dhe ky quhet salih,ne kete linje shikoni shkodren,lezhen,lacin te kuptoni cfare katrahure ka bere ky salih.

    1. PSE NUK TE PELQEN TY O QELBESIRE MAVI? NUK TE PELQEN O TE QIFSHA ROPT E SHTEPISE
      EDHE KURVA KA PAK DINJITET OR QELBESIRA MAVI .
      PTTTUUUUUUUUUUUUUU ……………………ROOOOOOOPTTTTTTTTTTTTTTTT

  2. Po ku ka turp Shkullaku,Berisha shkaterroi plotesisht shtetin dhe mbi te gjitha ,njeriun.Nuk ka zot kurve qe ta fiksoje kete katrahure qe eshte gatuar.Arsimi dhe shkenca kane ngelur ne dore te Balliut ,qe nga gazetaruc u be ndertues hidrocentralesh.Kur te plasin digat dhe uji te mbysi qytete te tera,Shkullaku do shkruaje se si dhjesin socialistet.Me keta gomere injorante qe kemi ,te vjen turp kur flasin dhe debatojne,edhe Monika eshte bere Doktore e shkencave.Jane hapur nga Saliu 55 Universitete dhe Jane mbyllyr te gjitha Institutet e sizmollogjise,gjeollogjise,minierave,ndertimit etj etj institute qe Shkullaku idiot nuk Ben as sa nje qime bythen.

  3. Shqiperia e pas 1990-es te kujton Filmat “Far and Away” dhe “Rapa Nui”.I pari,ai qe ngul flamurin i perket toka (tek ne hidh zhavorrin),ndersa i dyti,pasi kan mbaruar rezurset natyrore,hajne njeri tjetrin,ku i vetmi shpetim mbetet largimi(emigrimi).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *