• |
ide | kryesore

Tërmeti, Rama ‘qan hallet’ në kafe me Fugën para emisionit në televizionin italian (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali ku do të flasë në emisionin e gazetarit Bruno Vespa “Porta a Porta” për situatën nga tërmeti që po kalon Shqipëria, në përpjekje edhe për të siguruar më shumë kontribute për vendin.

Para se të shkojë në emision, Rama ka ndaluar në një bar italian ku ka konsumuar një kafe me këshilltarin e tij për mediat Endri Fuga.

Rama shihet teksa hyn në bar pas një telefonate dhe bisedon me Fugën për ndihmën prej 15 mln eurosh të dhënë nga Komisioni Europian. “15 milionëshi i parë është me një fond që e kanë nxjerrë me urgjencë nga portofoli i komisionierit që ka zëvendësuar Hahn. Ajo që është e rëndësishme, konfirmohet konferenca e donatorëve që do të bëjë që të jetë mundësia për të bërë një kontribut përtej kontributit të BE-së. Ndërkohë që më thanë që më thanë që po punojnë dhe për kërkesën tonë që gjithë fondet IPA të Shqipërisë të mblidhen në një paketë. Kështu që e gjitha duket goxha mirë”, thotë Rama, ndërsa Fuga konfirmon: “Super” .



8 Comments

  1. Po dergojne mesazhe subliminale. Kane nje mandat e gjys idiotet. Vin ne ecrope se e di qe bashkimi evropian i toleron keta lloj ropshash

  2. Perfundimisht , Gebelsi paska qene diletant perpara ketij “fenomeni” qe paskemi ne . Ky eshte njesh ne propagand .
    Nese gebelsi me lugen bosh ngopi gjermanine , ky eshte aq i afte sa te ngope gjithe boten me lugen bosh .

  3. Gabim ta krahasosh me Gebelsin. Gabim te krahasosh gjermanine me qelbistanin. Ju lutem mos beni krahasime se ne kete menyre merr pak vlere nga tjetri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *