• |
ide | kryesore

Topi i Artë, Klopp nuk e shmang polemikën: “Duhet të fitonte Van Dijk”

Sport



Vlerësim i jashtëzakonshëm për Lionel Messi, por rruga e Topit të Artë duhet të kalonte nga Liverpool. Ky është mendimi i Jurgen Klopp në lidhje me dorëzimin e cmimit të 2019 të France Football. “E kam thënë 500 mijë herë që Messi është lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë në jetën time, por duke menduar sezonin e fundit, nuk kam parë kurrë ndonjë mbrojtës të luajë mirë si Van Dijk: e meritonte ai Topin e Artë” ishin fjalët e gjermanit.

Duke ndërhyrë në konferencën e shtypit përpara ndeshjes së Premier League kundër Everton, Klopp ka shtuar: “Kur isha i ri kam parë Pelè e Maradona, nuk e di si do të luanin në futbollin e sotëm, sigurisht shumë mirë, por është e qartë se më shumë kamë parë Messi. Por duke iu referuar 2019 do të ishte më e drejtë nëse do ta kishte fituar Van Dijk Topin e Artë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *