• |
ide | kryesore

Video/ Humbjen e parë Mourinho e merr nga… Manchester United

F1, Sport, Video



Nuk është aspak i lumtur kthimi i José Mourinho në Old Trafford: Manchester United ka mposhtur 2-1 Tottenham të drejtuar nga portugezi, që pëson kështu humbjen e parë që kur është ulur në pankinën e Spurs, pikërisht nga ish-skuadra e tij, që e kalon edhe në renditje. Triumf edhe i Liverpool në derbin me Everton, por edhe Chelsea e Leicester, i vetmi që po mundohet të mbajë ritmin e Reds.

Skuadra e Klopp triumfoi 4-2 në derbin e Liverpool me dy gola të Origi, Shaqirin, që u kthye të ishte titullar, pas një periudhe të gjatë harrese dhe Mane. Të gjithë golat, përfshirë ato të Keane e Richarlison u shënuan në 45 minutat e para, në të cilat skuadra nga Merseyside tregoi edhe një herë forcën në kampionat ku është e pamundur në 14 javë.

E gjithë vëmendja megjithatë ishte në Old Trafford, edhe për efektin Mourinho dhe atë cfarë do ta priste Special One në ish-stadiumin e tij. Vendosi ndeshjen Marcus Rashford, autor i dy golave që e bëjnë të pavlefshëm golin spektakolar të Alli. Vazhdon vrapimin Leicester, i dyti në Premier League me 35 pikë, pas 2-0 ndaj Watford (shënuan Vardy e Maddison). Fitojnë gjithashtu edhe Chelsea (2-1 ndaj Aston Villa) e Wolverhampton, që mposhti 2-0 West Ham.

ENGLAND – PREMIER LEAGUE
Chelsea 2 – 1 Aston Villa
Leicester City 2 – 0 Watford
Manchester United 2 – 1 Tottenham Hotspur
Southampton 2 – 1 Norwich City
Wolverhampton Wanderers 2 – 0 West Ham United



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *