• |
ide | kryesore

Videoja e Lezhës/ Sandër Lleshi, gjenerali që po lufton me panikun duke ndjellur frikën

-Instant, Kryesore, Lajme

Një video, që po përhapet me shpejtësi ngado, e ka vënë ministrin e Brendshëm, gjeneralin e dorëhequr Sandër Lleshi, në një pozitë shumë të vështirë. Po të shihet me vëmendje, ai replikon me banorët e tmerruar të një godine 12 katëshe në lagjen Besëlidhja në Lezhë, që dyshojnë se pallati ku ata banojnë ka rrezik.

Njeriu që ka përballë, nuk është as një kundërshtar, as një opozitar, as një produkt i mediave të kazanit. Ai është një nënpunës socialist i bashkisë Lezhë, i cili madje ka pranuar edhe zgjedhjet e 30 qershorit dhe ish deputetin socialist Pjerin Ndreu si kryebashkiak. Pra ai nuk ka asnjë premisë për të punuar kundër qeverisë, apo për të dëmtuar aksionin e saj.

Por ajo që vërehet në video është e tmerrshme. Ministri, me drejtorin e urbanistikës (dathtas ne foto), diskutojnë për parametrat teknikë të pallatit. Me aq sa di, me aq sa ka djeni, me aq sa ka parë, inxhinjeri i thotë që ka bërë inspektim dhe se ka dyshime për gjendjen e godinës, prandaj ka kërkuar një ekspertizë më të thellë.

Me logjikën e një kapteri, ministri i bërtet: “Pusho”, “Mos ngjall panik”, “Ti s’je inxhinjer”, “Këtu nuk është thyer asnjë xham”… (video poshtë)

Ky tipi që ka zëvendësu kryeministrin, Ministri i Brendshëm duhet që minimalisht të japi dorëheqjen dhe më pas të merret prokuroria më të! ____Specialisti thotë që ka dëmtime në 4 kolonat, ndërsa ministri thotë që ka vetëm një xham të thyer dhe ushtron presion dhe shantazh mbi punonjësin në detyrë.

Publiée par Zirkon Disha sur Mardi 3 décembre 2019

Tani çdo njeri që ka dy pare mend në kokë e nxjerr vetë konkluzionin. Ndoshta bashkia Lezhë është e paaftë. Ndoshta edhe inxhinjeri mund të mos jetë i zoti dhe kompetent. Pallati mund që edhe të jetë në gjendje të mirë në strukturën e tij dhe mund të mos përbëjë asnjë problem.

Por këtë nuk e vendos dot Sandër Lleshi, as me arrogancë, as me kërcënime, madje as me logjikën fëminore se aty nuk është thyer asnjë xham.

Kërkesa e inxhinjerit duket më normalja në botë: le ta shohin edhe specialistë më të kualifikuar se unë.

Por më shumë sesa mendimin e ekspertëve, gjenerali i dorëhequr Lleshi zbaton urdhërin e partisë se duhet kontrolluar paniku i njerëzve. Në emër të asaj mendësie, me të cilën  ai ka mbyllur media dhe ka arrestuar qytetarë, ai do të vendosë edhe për fatin e themeleve dhe strukturës së beton- armesë. 

Pikërisht kështu ndodh një ditë me delirin e pushteteve që kontrollojnë gjithçka: ata duan të vendosin edhe për ligjet e natyrës.

Natyrisht këmbëngulja e qeverisë për të qetësuar panikun është gjëja e duhur në këtë moment. Por kur ajo shndërrohet në urdhër politik, ku nevoja për propagandë i mbivendoset mendimit të specialistëve, ajo bëhet e rrezikshme.

Sepse në fund të kësaj historie ka një pyetje të thjeshtë: si do të qe më mirë për të qetësuar ankthet e qytetarëve, të bëhej ashtu siç thoshte inxhinjeri (pra banesa të kontrollohej edhe nga specialistë të tjerë) apo të besohej verbërisht tek urdhëri që lëshonte kapteri?

Me raste si ky, kur të dërguarit e Ramës zbresin në terren jo për të kuptuar, por vetëm për të zbatuar betejën me panikun që ka urdhëruar shefi, qytetarët e kuptojnë se qeveria është duke menduar jo për ta, por për imazhin e saj. E në këtë rast, në vend që të ndihen të sigurtë, ndihen edhe më të frikësuar.

©Lapsi.al

16 Comments

  1. ky pinxho ne vend qe te shkoje kokeulur dhe te kerkoje ndjese per viktimat ne thumane per vdekjen e paralajmeruar ben te fortin fara hisllit

  2. Ne fillim , kur z.Lleshi e propozoj i gjati ine per minister isha shume dakort . Mendova se nje ushtarak i ketij rangu ishte i nevojshem dhe i domosdoshem per kohen . Mendova per korrektesine , pergjegjshmerine dhe nenshrimin qe kjo shtrese ka para ligjit dhe sidomos vendit te tije . U gabova , nuk mendova se korrektesia dhe nenshtrimi i tij do ishte perkushtim dhe bindje ndaj partise dhe jo vendit . Nuk mendova se qenja njerezore mund te bjere kaq poshte . Kjo tregon se ne kete vend duhen bere ndryshime rrenjesore e thelbesore per te miren e vendit dhe shoqeise por mbi te gjitha duhen bere ndryshime qe te mos ndyshojne karakterin e njeriut ku nje gjeneral te kthehet ne dezertor .

    1. Genjen o XXXXXXX se edhe atehere nuk ke qene dakorte ashtu si bosi yt qe asnjeher nuk eshte dakorte me ate qe bene kundershtari i tij politik se i duket vetja i zgjuar kur gjithe populli e di qe ai eshte injorante.

  3. KY QEKA MINISTER RROT KARI . KY I KERKON LLOGARI INXHINIERIT , ARRIN DERI ATY SA TA AKUZOJE KUR VETE ESHTE RROT KARI SAFI . PO KY NGA E KUPTOI SE PALLATI NUK KA PROBLEM ? O LEZHIANE , ATY KENI NJE INXHINIER QE ESHTE NE RANG PROFESORI , QUHET ARDIAN NDOJ . MERRNI MENDIMIN E TIJ DHE MOS DEGJONI KETE IDIOT PARTIAK .

  4. E para gjeneral Lleshi kur nuk ka pare nje lufte me sy. Keshtu qe titullin gjeneral mereni me shume kujdes. Ndersa ideja Donkishoteske e qeverise per te fashitur pakenaqesite dhe panikun me truke Televizive eshte afatshkurter dhe jo produktive. Qeveria te punoje dhe te beje maksimumin e saj per te riparuar e akomoduar se me shpejt e me shume popullsi e prekur nga termeti. Puna do krijonte peshtypje te mire te qytetaret e jo lloqet e batutat ne kohen e gabuar e ne vendin e gabuar.

  5. Mereni me mend sikur my Leshi te ishte presidenti I Republikes cfare do bente Edvin drogaxhiu me te dhe me popullin! Ky klysh kurve qe donate te behesh minister I brendshem Duke qen general do te ishte vetem nje secretar I Edvin drogaxhiut QE po tall menderen me ate popull !

  6. @sopata – cila bole e sander mafishe leshit je ti shoku? E majta besoj? Te qifshin qente ty dhe librin e sandrit, varikars

  7. vetem mund te merret me mend se cfare do tu bente te burgosurve po te kishte qelluar ne kohen

    e xhaxhit me detyre hetues,prokuror apo drehjtor burgu.

  8. Dhe kujtohem se kadare komardarja e propozoi per president. C’far pa te ky “njeri”?
    Kjo gjindje pillka vetem qelbesira. Qelbistani koloni e sudanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu