• |
ide | kryesore

Zbulohet skandali/ Vetëm Shqipëria nuk e regjistroi dot tërmetin e 26 nëntorit

Lajme, Të fundit

Aksilograma e tërmetit të 26 nëntorit nuk është regjistruar ne stacionin e Durrësit. Sizmologu Llambro Duni e konfirmoi këtë pas një pyetje qe iu be dje në mbrëmje nga një teleshikues ne studion e “Open”. Sipas tij, kjo ka ndodhur për shkak të ndërprerjes së energjisë në stacionin e Durrësit dhe aty nuk ka pasur një pajisje UPS.

“Ne po përpiqemi ta rekuperojmë, sepse në momentin që ka ndodhur tërmeti, ta dinë të gjithë unë nuk kam çfarë të fsheh, është ndërprerë energjia dhe është rivendosur pas gjysmë ore. Në atë moment nuk ka funksionuar asksilografi, ne duhet të kishim UPS aty, ose sisteme të rikuperimit të energjisë, për fat të keq i kemi, dhe kështu është gjithë kjo punë.

Shpresojmë ta rikuperojmë, sepse gjithë sistemi për shkak të ngarkesës që ka pasur dhe amplitudat e larta… nuk po hyjmë dot në sensor, nuk po hymë dot në memorien e tij për ta tërhequr po përpiqemi. Kemi shpresa ende, kemi humbur një të dhënë që duhet të ishte shumë e vlefshme për të njohur realisht se kush ka qenë forca në terma fizikë në sipërfaqen e tokës” – u shpreh Duni.

Ky është shkaku pse disa e kanë raportuar 6.3 dhe disa të tjerë 6.4 magnitudën e tërmetit spese Shqipëria nuk ka mundur ta masë dot për një shkak krejt banal. Kjo tregon edhe leckosjen e shtetit që kemi duke u bërë qesharakë te të tjerët. ©LAPSI.al

6 Comments

  1. Shtetit i doli mender b… “CULLAK”
    Por ja qe kemi kokeministrin nudist e se ka shume problem. Poshte cullaklleku qeveritar e ndertimor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu