• |
ide | kryesore

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen 6 makina

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se në aksident janë përfshirë gjashtë automjete.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara nga një prej automjeteve. Dëshmitarë okularë, raportojnë për mediat se ka dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa dyshohet se disa persona janë plagosur, por ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia.

Unifromat blu dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendngjarjes për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.



1 Comment

  1. Autostrada Tirane – Durres eshte autostrada e vdekjes, pasi nuk permbush as standartet me minimale.
    Shto dhe shoferet shqiptar qe nuk kane idene e drejtimit te makines. Te veproj me rrepte policia, gjithashtu te vendosi kamera, pasi cdo dite ka shume aksidente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *