• |
ide | kryesore

Anulo 150 mln $ për oligarkët’, Rama i përgjigjet Bashës: Do bëjmë rindërtimin, por dhe punët e tjera

Arkiva, Lajme, Të fundit

Në një kohë kur prej disa ditësh kryetari i PD-së Lulzim Basha ka propozuar një plan me 3 pika për përballimin e situatës pas tërmetit, ku mes tyre parashikohet anulimi i disa tenderave, me qëllim kalimin e këtyre fondeve për të ndihmuar familjet e goditura, vjen një përgjigje nga kryeministri Edi Rama.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, Rama tha qartë; rindërtimi i banesave do të vijojë pa cënuar buxhetin e shtetit, ndërsa nënvizoi se asnjë tender nuk do të anulohet. Teksa përmendi tenderin për check-up, apo Rrugën e Arbrit, Rama tha se ‘palca e shtyllës kurrizore nuk do të preket’.

“Ne do ta bëjmë rindërtimin, por do vazhdojmë të bëjmë dhe punët e tjera. Rindërtimi është pjesë e kësaj, nuk do të cënojmë buxhetin. Nuk do të prekim ‘palcën e shtyllës kurrizore’ të të gjithë skeletit të buxhetit. Siç mund të na jetë sugjeruar si zgjidhje magjike. Ne do të realizojmë një fond, një kapacitet investues më të madh sesa ai i planifikuar nga ata që na thonë; merrni këtu, merrni aty dhe bëni këtë. S’do të prekim asnjë nga programet e shërbimeve, nuk mund të funksionojë kjo histori që t’ja marrim disave dhe t’ja japim disa të tjerëve. S’mund t’i themi njerëzve që; ju s’do të bëni kontroll mjekësore bazë falas se ne kemi rindërtim. Apo dhe atyre të sëmurëve me hemodializë. S’mund t’i themi nenave që shkojnë të lindin në materniteti, që; merrni gërshërë me vete se ne s’kemi pajisje. Nuk do ta ndalojmë rrugën për Rrugën e Arbrit se kemi rindërtim.”, tha Rama.

Kujtojmë se pika 3 e planit të opozitës ishte; “Anulim i 150 milionë dollarë, të parashikuar në buxhet për koncesionet e 10 oligarkëve. Inceneratorët, projektet rrugore me çmim të trefishuar apo koncesionet korruptive në shëndetësi, dhe kalimin e këtyre fondeve për të ndihmuar familjet e goditura.”.

7 Comments

  1. O KM, futi nje mendje te lehte, jepe edhe menaxhimin e pasojave te termetit me koncesion e askush nuk do te merret me ty

  2. Po nuk iku ku fatkeqsia ne kreu vetem fatkeqesis do kemi Krymat e kuq nuk e kuptojense Jan kafsheruar por zoti nuk fal

  3. Nuk e kuptoj. Po te anullohen ato koncensjonet , a do rritet buxheti per termetin ? Ne kontratat e koncensjoneve ato leke do te paguheshin pas nje perjudhe 13-15 vjecare, Pra ato leke nuk jane tani (urgjentish) ne buxhetin e shtetit.

    Nese ne buxhet, tani, do ti kishim keto para, edhe do ta kuptoja kete deklaraten e Bashes, por kjo me duket me shume si show propagandistik i tij.

    Supozojme se kete fundjave Basha vjen ne pushtet dhe anulon koncensjonet, ku do ti gjeje keto parate qe thote qe ju jane premtuar oligarkeve ?

  4. Po aulloje koncensionet i ikin milionat nga duart . Ky nuk do tia dije per popullin ky mendon vetem si e si te vjedhi . Ne qeverine e kryeM…. Jane mbledhur vetem kukulla te cilat bejne cfar u thote kryeM….. . Ne kete qeveri shikohen kelyshet dhe sahan lepiresit si Brace ,Lleshaj, Klosi e te tjer me ne krye kryebucen Spiropali .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu