• |
ide | kryesore

Arsenal bën tifo për shkarkimin: kërkon Ancelotti

Sport



As Pochettino, e as Allegri, Arsenal kërkon të zëvendësojë të shkarkuar Unay Emery me Carlo Ancelotti. Sipas asaj që bën të ditur Daily Express, Gunners po monitorojnë pozicionin e teknikut nga Reggiolo në pankinën e Napoli. Nëse ndodh që presidenti Aurelio De Laurentiis vendos të largojë Ancelotti nga pankina e të kaltërve, shoqëria londineze është gati ti ofrojë besimin për ringritjen e skuadrës.

Ndërkohë, pankina e Ancelotti në Napoli mbetet në dyshim e pa një orientim të qartë mbi atë cfarë mund të ndodhë. De Laurentiis mund edhe të mendojë të ndryshojë trajner. Sipas Corriere dello Sport, një shkakrkim i mundshëm do të ishte më pak i dhimbshëm sepse në kontratën e teknikut është një pikë private që parashikon një penalitet prej “vetëm” 500.000 euro në rast divorci brenda 31 majit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *